- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më datë 7 gusht 2025, në ambientet e Medresesë Isa Beu në Shkup, u mbajt një takim i rëndësishëm lidhur me procesin e miratimit të Projektligjit për Arsimin Fetar, me theks të veçantë për Medresenë Isa Beu.
Të udhëhequr nga Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetau, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, priti një delegacion të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përbërë nga:
• Zv. Kryeministri i parë, z. Izet Mexhiti
• Zv. Ministri i Arsimit, z. Lulzim Aliu
• Kryetari i Alternativës, z. Zeqirija Ibrahimi
• Deputeti, z. Bekim Sali
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe funksionar të lartë të BFI-së, Sekretari Gjeneral, z. Irsal Jakupi, Muftinjtë e Muftinive të BFI-së, Muftiu I Shkupit, dr. Qenan Ismaili, i Tetovës, dr. Selver Xhemaili, i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, i Shtipit, mr. Nasir Rexhepi, Shef i kabinetit të Reisul Ulemasë, dr. Abdulkerim Iseni, Drejtorët e sektorëve të BFI-së, Kordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë, si dhe një numër i konsiderueshëm i profesorëve dhe profesoreshave të Medresesë, të cilët u njoftuan nga afër me zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e këtij projektligji.
Fjalë rasti mbajtën Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai, z. Izet Mexhiti, z. Lulzim Aliu dhe z. Zeqirija Ibrahimi, të cilët theksuan rëndësinë strategjike dhe arsimore që ka ky projektligj për të ardhmen e institucionit të Medresesë dhe për arsimin fetar në përgjithësi.
Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, drejtori Dr. Islam Islami, shprehu mirënjohje për mbështetjen institucionale dhe vlerësoi lartë kontributin dhe angazhimin e të gjithë aktorëve që po japin ndihmesën e tyre për miratimin dhe zbatimin e këtij ligji.
Takimi përfundoi në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e arsimit fetar dhe forcimin e pozitës ligjore të Medresesë Isa Beu. Palët u dakorduan për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim që projektligji të miratohet dhe të zbatohet me sukses, në përputhje me vlerat arsimore, fetare dhe shoqërore të vendit. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të mëtejmë të arsimit fetar dhe afirmimit të rolit të Medresesë si një qendër e dijes, edukimit dhe vlerave morale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.