VIZITË URIMI NGA ISH NXËNËSIT E MEDRESESË ISA BEU

VIZITË URIMI NGA ISH NXËNËSIT E MEDRESESË ISA BEU

Një numër i konsiderueshëm i ish nxënësve të Medresesë, në mënyrë permanente vizituan Drejtorin Dr. Islam Islami, dhe e uruan për postin Drejtor i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu me paralelet e shtira të saja.
Ata shprehën urimet e tyre të përzemërta, duke i dëshiruar Drejtorit shëndet dhe suksese në postin e ri, si dhe duke iu falenderuar për kontributin e tijë shumëvjeçar në këtë vatër të diturisë dhe edukimit të shumë gjeneratave si një profesor i spikatur dhe ç’do herë i përkushtuar dhe profesionalisht i përgaditur në punën e tijë.
Drejtori Dr. Islam Islami i falenderoi të gjithë për përkrahjen e sinqertë të tyre, poashtu theksoi se është kënaqësi për ne të shohim ish nxënës tanë, tani më të formuar dhe edukuar mirë, të cilët vazhdojnë me studimet e tyre në shumë Univerzitete të ndryshme si në vend dhe kudo në botë, e disa prej tyre duke dhënë kontribut dhe duke shërbyer në zhvillimin dhe ngritjen e vlerave fetare dhe kombëtare në vendet e tyre, ku shpresojme që me një intenzitet dhe angazhim edhe më të madh tonin dhe të të gjithë personelit edukativo – arsimorë të vazhdojmë të pregaditim, të edukojmë dhe arsimojmë gjeneratat e reja.
Ju falenderojmë për nderin dhe respektin : Suhejb Bilalli, Ensar Abazi, Muadh Dauti, Albin Limani, Mahi Hajdari, Arsim Isemi, Ardit Sadiku, Selajdin Ramadani, Sheval Mustafi dhe shum te tjerë.
 
See Insights and Ads
Boost post
All reactions:

88

COMMENTS