Ditë e bukur dimërore në Kodrën e Diellit

Ditë e bukur dimërore në Kodrën e Diellit

Më 30.01.2026 nxënëset e “Medresesë Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, së bashku me profesoreshat e tyre, zhvilluan një ekskursion njëditor në qendrën e skijimit në Kodrën e Diellit.
Kjo ditë u shoqërua me aktivitete të këndshme dhe përjetime të bukura. Nxënëset vizituan xhaminë piktoreske dhe falën namazin e xhumasë, ku priu koordinatori i paraleles, Dr. Beqir Memeti. Më pas, ato shijuan ambientin dimëror duke vizituar pikat e skijimit dhe hapësirat rekreative që ofron kjo qendër.
Një ditë e mbushur me reflektim, shoqëri dhe momente të paharruara në natyrën e bukur të Kodrës së Diellit.

COMMENTS