• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Projekt edukativ në Medresenë “Isa Beu” – paralelja e vajzave, Shkup

Më 30.01.2026, në Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup, u realizua një projekt nga nxënëset e klasave II a dhe II b në lëndën e Historisë Islame, nën udhëheqjen e prof. Nehal Ibrahimi, me titullin:
“Gjurmët që la Islami në Andaluzi”
Nxënëset prezantuan historikun e Andaluzisë, Xhaminë e Madhe të Kordobës, Pallatin Alhambra, si dhe Seviljen – nusen e Andaluzisë, duke theksuar kontributin e madh të qytetërimit islam në zhvillimin e dijes, kulturës, arkitekturës dhe qytetërimit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të grave të arsimuara në Andaluzi, të cilat dhanë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e dijes dhe kulturës, veçanërisht në poezi, letërsi, gjuhë dhe studime fetare, si: Lubna e Kordobës, Wallada bint al-Mustakfi dhe Aisha bint Ahmad al-Qurtubiyya.
Projektin e përshëndeti edhe koordinatorja mr. Nurten Shehu Sakipi, e cila ndau disa fjalë mbi rëndësinë historike të Andaluzisë dhe mesazhet e saj për brezat e sotëm.
Në këtë aktivitet ishin të pranishme edhe profesoreshat e medresesë.
Përgëzime nxënëseve për punën, përkushtimin dhe prezantimin e shkëlqyer, si dhe profesoreshës për udhëheqjen profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme!