Më 04.02.2026 në ambientet e SHAM ,,MEDRESEJA ISA BEU” – Paralelja e Vajzave Gostivar, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për konkursin letrar “Drita e Dijes”, një aktivitet që afirmon vlerën e leximit dhe fuqinë e fjalës së shkruar në formimin intelektual dhe moral të nxënëseve tona.
Konkursi u organizua në dy kategori letrare:
Prozë
Poezi
Në secilën kategori u ndanë tre vende fituese (Vendi I, II dhe III), mbi bazën e kritereve të qarta letrare, artistike dhe edukative.
Fitueset sipas kategorive:
Prozë
• Vendi I: Ajsu Abduli
• Vendi II: Merjem Memedi
• Vendi III: Merjem Memedi
Poezi
• Vendi I: Rumejsa Beqiri
• Vendi II: Ajsu Abduli
• Vendi III: Elvana Saliu
Në Medresenë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, leximi dhe fjala e shkruar nuk trajtohen si detyrë formale, por si themel i ndërtimit të mendimit, karakterit dhe përgjegjësisë intelektuale. Ne besojmë se libri edukon mendjen, shkrimi disiplinon idenë dhe fjala e bukur i jep dijes formë dhe jetë.
Falënderojmë:
• Komisionin vlerësues për profesionalizmin dhe drejtësinë
• Mësimdhënësit për përkushtimin e vazhdueshëmy
• Të gjitha nxënëset pjesëmarrëse për guximin krijues dhe seriozitetin
Dija është dritë — dhe fjala e shkruar është një nga shprehjet e saj më fisnike.



COMMENTS