- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 03.02.2026, nxënësit e SHAM “MEDRESEJA ISA BEU”, të udhëhequr nga Sekretari prof. Avni Neziri, Punëdrejtuesi prof. Mervan Muhamedi, koordinatorja e paraleles së vajzave në Shkup, si dhe profesoresha nga paraleljet e vajzave në Tetovë dhe Gostivar, realizuan një vizitë studimore në Universitetin Ballkanik në Shkup.
Me këtë rast, u prezantua projekti me titull
“Përgatitja për të Ardhmen: Menaxhimi i Ankthit & Zgjedhja e Karrierës së Duhur – Workshop”,
i prezantuar nga profesoreshat e këtij universiteti.
Projekti është i dedikuar për maturantët që synojnë të regjistrohen në fakultet dhe ka për qëllim uljen e ankthit për të ardhmen, identifikimin e pikave të forta personale dhe udhëzimin drejt zgjedhjes së karrierës, bazuar në kritere të shëndetshme dhe shkencore. Përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë me nxënësit, workshop-i theksoi gjithashtu ekspertizën akademike dhe shërbimet mbështetëse për studentët që ofron Universiteti Ballkanik.
Kjo vizitë ishte një mundësi shumë e mirë që nxënësit të njihen më nga afër me kushtet, programet dhe mundësitë akademike që ofron ky universitet për vazhdimin e studimeve.
Në emër të drejtorit dr. Islam Islami, Sekretari i Medresesë falënderoi përfaqësuesit e Universitetit Ballkanik për mikpritjen dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në fund, për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë certifikata pjesëmarrjeje.