- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Në qendër të qytetit të Gostivar, nxënëset e Medresesë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, nën përkujdesin e profesoreshave të tyre, realizuan shpërndarjen simbolike të hurmave për besimtarët kalimtarë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Myftinia e Gostivarit, duke sjellë në praktikë traditën profetike të çeljes së agjërimit me hurmë dhe duke përçuar mesazhin e mirësisë, solidaritetit dhe bashkimit.
Mirënjohje e veçantë për Myftiun e Gostivarit, H. Sabahudin Zendeli, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për koordinatorin Afrim Alija, për organizimin dhe angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti domethënës.
Allahu e bëftë këtë Ramazan muaj të mëshirës, faljes dhe pranimit të veprave tona.