- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 02.10.2026, nxënëset e SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Tetovë, të shoqëruara nga kujdestaret e klasave dhe koordinatori, Dr. Beqir Memeti, realizuan një ekskursion njëditor në qytetet e Ohrit dhe Strugës.
Gjatë këtij ekskursioni, nxënëset patën mundësinë të vizitojnë Xhaminë e Ali Pashës, si dhe Çarshinë e Vjetër të Ohrit, duke u njohur nga afër me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit.
Më pas, nxënëset realizuan një tur me vapor përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, duke shijuar bukuritë natyrore të liqenit dhe peizazhin e veçantë që ofron kjo trevë.
Në vazhdim, grupi vizitoi edhe qytetin e Strugës, duke përmbyllur një ditë të pasur me përvoja të reja, njohuri dhe momente të këndshme.
Ekskursionet e këtij lloji kanë një rëndësi të veçantë në procesin edukativo-arsimor, pasi ndikojnë në socializimin e nxënëseve, forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes tyre, si dhe në pasurimin e njohurive për vendet me trashëgimi të lashtë historike dhe kulturore.
Besojmë se ky ekskursion ka lënë gjurmë të bukura tek nxënëset, duke u dhuruar atyre kujtime të veçanta, por njëkohësisht edhe tek kolektivi i profesorëve, të cilët ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.
Postime të ngjashme
9 Tetor 2026
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË NXËNËSIT TË MEDRESESË „ISA BEU“, HFZ. SALI FATMIR EBIPI
1 Tetor 2026
Turnir sportiv në SH.A.M. “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Shkup
29 Shtator 2026
VIZITË NË ,,MEDRESEJA ISA BEU“ – DISKUTIME PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME AMBASADËN E REPUBLIKËS SË TURQISË NË R.M.V.