Një ditë larg rutinës mësimore, mes borës dhe ajrit të pastër të Mavrovës, nxënëset e Medresesë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, realizuan një ekskursion në Qendrën e Skijimit Mavrovë.
Kjo dalje shërbeu si mundësi për relaks, shoqërim dhe rifreskim energjie, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe mirëkuptimi mes nxënëseve. Momente të thjeshta, por të vlefshme, që mbeten kujtime të bukura dhe kontribuojnë në balancimin e përditshmërisë mësimore me përvoja pozitive jashtë klasës.


COMMENTS