Më datë 09.02.2026, në ,,MEDRRSEJA ISA BEU” – Paralelja e Vajzave Shkup, u mirëprit me shumë emocion dhe gëzim nxënësja e vitit të parë, Adra Alim, e cila fitoi titullin e nderuar Hafize e Kuranit. Ajo e përfundoi me sukses hifzin pranë hafizes Zulejha Asllani, së cilës i shprehim mirënjohje për përkushtimin e saj.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot dashuri, e krijuar nga Koordinatorja, profesoreshat dhe nxënëset e kësaj paraleleje, të cilat kishin përgatitur një dhuratë modeste si shenjë respekti dhe urimi për Hafizen Adra.
Koordinatorja, m-r Nurten Shehu Sakipi, i uroi nga zemra titullin e ri, duke i dëshiruar që të jetojë gjithmonë me Kuranin dhe që ai t’i jetë dritë në këtë botë dhe ndërmjetësues në botën tjetër. Po ashtu, urime të përzemërta i përcollën edhe profesoreshat dhe nxënëset.
Lutemi që Allahu ta begatojë Hafizen Adra me dituri, devotshmëri dhe sukses në rrugën e dijes dhe shërbimit ndaj Kuranit.



COMMENTS