• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

NJË HAP I RËNDËSISHËM DREJT NDËRTIMIT TË SALLËS SË SPORTIT NË MEDRESENË „ISA BEU“ – KONDOVË

Shkolla për Arsimi të Mesëm „Medreseja Isa Beu“ shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen e saj për një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve edukative, arsimore dhe sportive të nxënësve tanë.
Gjatë një takimi me drejtorin e Medresesë „Isa Beu“, Dr. Islam Islami, kryetari i Komunës së Sarajit z. Muhamed Elmazi, nënshkroi lejen përkatëse nga ana e komunës për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë Isa Beu në Kondovë. Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm për institucionin tonë dhe një hap konkret drejt krijimit të kushteve më të mira për nxënësit.
Ndërtimi i kësaj salle sportive do t’u mundësojë nxënësve që, krahas përvetësimit të dijes dhe formimit të tyre shpirtëror e moral, të zhvillojnë edhe aftësitë fizike, të kultivojnë frymën e bashkëpunimit, disiplinën dhe respektin, si dhe të përfitojnë nga vlerat e shumta që sjell sporti në edukimin dhe formimin e personalitetit të tyre.
Medreseja Isa Beu, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, duke synuar krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve. Në këtë drejtim, përkrahja institucionale dhe bashkëpunimi me organet e pushtetit lokal janë të një rëndësie të veçantë.
Me këtë rast, ,,Medreseja Isa Beu“ shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj ndaj Komunës së Sarajit dhe kryetarit të saj për gatishmërinë dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti me rëndësi për nxënësit dhe institucionin tonë.
Një mirënjohje e veçantë i drejtohet Reisul Ulemasë të Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, për angazhimin e tij të vazhdueshëm, përkushtimin dhe kontributin e çmuar në mbështetje të Medresesë „Isa Beu“. Përkrahja e tij ndaj zhvillimit dhe avancimit të institucionit tonë përbën një shtysë të rëndësishme në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve arsimore dhe edukative, si dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit tanë. Ky angazhim dëshmon përkujdesjen e vazhdueshme ndaj institucionit tonë dhe vizionin për një Medrese që, krahas edukimit fetar dhe arsimimit cilësor, u ofron nxënësve kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre të gjithanshëm.
Besojmë se ky projekt do të shënojë një tjetër hap përpara në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe në krijimin e kushteve më të mira për brezat që po formohen në bankat e Medresesë „Isa Beu“.

Medreseja „Isa Beu“ – dije, edukim, vlera dhe përkushtim ndaj brezave të rinj!

Share This:
Tags: