• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Nisin përgatitjet ramazanore: nxënëset e Medresesë Isa Beu në ligjërata televizive

Kanë filluar përgatitjet intensive për muajin e bekuar të Ramazanit, ku nxënëset e Medresesë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar do të jenë pjesë aktive e programeve fetaro-edukative në TV Globi dhe TV2.
Në kuadër të kësaj angazhimi, nxënëset do të mbajnë ligjërata me tema të ndryshme ramazanore, të përzgjedhura dhe të përshtatura për publikun e gjerë. Ky aktivitet realizohet si praktikë konkrete e lëndës së Retorikës, duke synuar zhvillimin e aftësive të të shprehurit publik, artikulimit të mesazhit dhe përballjes me mediumet televizive.
Programi realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Myftininë e Gostivarit, si dëshmi e lidhjes së vazhdueshme mes institucioneve fetare dhe arsimore në shërbim të edukimit, formimit dhe misionit të dijes.