- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 13.02.2026, drejtori i SHAM Medreseja “Isa Beu” – Shkup, Dr. Islam Islami së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim zyrtar përfaqësuesin e Fondacioni Maarif në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Osman Demirgyl.
Gjatë takimit, drejtori i Medresesë i falënderoi mysafirët për vizitën dhe ju dëshiroi mirëseardhje të përzemërt, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional ka një rëndësi të veçantë për avancimin e arsimit, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të nxënësve dhe stafit arsimor.
Nga ana e tij, z. Osman Demirgyl falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi lart punën dhe kontributin e SHAM ,,Medreseja Isa Beu” – Shkup në fushën e edukimit. Ai potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për mbështetje dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit afatgjatë.

Leave Your Comments