PROJEKT SOCIOLOGJIK NË MEDRESENË ISA BEU – PARALELJA E VAJZAVE, GOSTIVAR “Ndikimi i rrjeteve sociale tek nxënëset e Medresesë së Vajzave – Gostivar”

PROJEKT SOCIOLOGJIK NË MEDRESENË ISA BEU – PARALELJA E VAJZAVE, GOSTIVAR “Ndikimi i rrjeteve sociale tek nxënëset e Medresesë së Vajzave – Gostivar”

Në kuadër të lëndës së Sociologjisë, në Medresenë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, me nxënëset e viteve të dyta e IIa dhe e IIb, u realizua me sukses projekti me temë: “Ndikimi i rrjeteve sociale tek nxënëset e Medresesë së Vajzave – Gostivar”.
Ky projekt kishte për qëllim që nxënëset të fitojnë njohuri praktike mbi metodat e hulumtimit shkencor, përmes përdorimit të anketës si instrument kërkimor. Gjatë procesit të punës, ato mësuan:
• hartimin e një pyetësori profesional,
• aplikimin e tij në terren,
• përpunimin dhe analizimin e të dhënave,
• si dhe interpretimin e rezultateve në mënyrë të argumentuar.
Tema e trajtuar është aktuale dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në realitetin e të rinjve, duke analizuar ndikimin e rrjeteve sociale në jetën, sjelljen dhe qëndrimet e vajzave. Një qasje e tillë forcon mendimin kritik dhe ndërgjegjësimin shoqëror.
Gjatë prezantimit të projektit, Koordinatori Afrim Alija mbajti një fjalë përshëndetëse dhe vlerësuese, ku theksoi se Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, ka për mision të ndërtojë nxënëse me formim të plotë fetar, moral dhe akademik. Ai nënvizoi se projekte të tilla janë dëshmi se shkolla jonë nuk kufizohet vetëm në transmetimin e dijes, por investon në zhvillimin e aftësive kërkimore, analizës kritike dhe përgjegjësisë intelektuale, duke i përgatitur nxënëset për sfidat e kohës moderne.
Projekti u realizua nën mbikëqyrjen profesionale të Dr. Zumera Alili, të cilën e falënderojmë për përkushtimin dhe udhëheqjen akademike.
Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, mbetet e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që rrisin cilësinë e procesit mësimor dhe fuqizojnë rolin aktiv të nxënëseve në shoqëri.    

COMMENTS