- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 17 Shtator u zhvillua një takim pune ndërmjet drejtorit të SHAM “Medreseja Isa Beu” – Shkup, Dr. Islam Islami, dhe zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Driton Sulejmani.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të SHAM “Medreseja Isa Beu”, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucionit arsimor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në veçanti, u bisedua për avancimin e procesit edukativo-arsimor, përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, zhvillimin e kapaciteteve të shkollës, si dhe për çështje administrative dhe institucionale që kanë të bëjnë me arsimin e mesëm.
Drejtori Dr. Islam Islami e falënderoi zëvendësministrin Sulejmani për gatishmërinë për bashkëpunim dhe për mbështetjen institucionale, duke shprehur pritshmërinë që komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të nxënësve dhe të avancimit të arsimit.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe me përkushtim të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.