- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Sot 26.12.2023 në vizitë urimi qëndroi Koordinatorja e paraleles së vajzave -Tetovë prof. Barije Shabani, e shoqëruar nga profesoreshat, për të uruar Dr. Islam Islami për detyrën e re, Drejtor i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu me paralelet e shtrira të saja.
Koordinatotja Prof. Barije Shabani, në emër të të gjithë kolegeve, uroi Drejtorin dr. Islam Islami për postin e ri, poashtu shprehi gadishmëri për bashkëpunim të plotë në ecurinë dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë.
Në shenjë respekti koordinatorja prof. Barije, Drejtorit Dr. Islam Islami i dhuroi një plaketë me mbishrim kaligrafik e pregaditur nga nxënëset e paraleles së shtrirë të Medresesë- Tetovë.
Drejtori Dr. Islam Islami i falenderoi për vizitën e tyre, mes tjerash theksoi se mbi supet tona kemi mar një pergjegjësi të madhe, po me ndihmën e Allahut xh.sh. dhe me përkushtimin e kolektivit do të bëjmë ç’mos që të jemi të suksesshëm në proceset e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.