• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Vizitë urimi nga z. Sunaj Osmani

Sot 27.12.2023 në Medresenë Isa beu, në vizitë urimi qëndroi z. Sunaj Osmani, një aktivist i madh i jetës fetare dhe shoqërore dhe njëherit Kryetarë i Qendrës Islame ,, Ebu Hanife” në Grenchen të Zvicrës, i shoqëruar nga shoku i tijë prej kohës së mësimeve në Medrese Prof. Abdulkerim ef. Iseni, shef i kabinetit të Reisul Ulema të Bashkësisë Fetare Islame në R.M.V.
Z. Sunaj Osmani, falenderoi Drejtorin për mikëpritjen e ngrohtë dhe vëllezërore dhe njëhrit shfytëzoi rastin për të uruar Dr. Islam Islami për postin e ri Drejtor i përgjithshëm i Medresesë dhe paraleleve të shtrira të saja.
Drejtori Dr. Islam Islami, falenderoi z. Sunaj Osmani për vizitën e tijë, dhe theksoi se dyert e Medresesë janë të hapura për të gjithë, e sidomos per ish nxënësit e sajë, dhe se është i hapur për bashkëpunim, sepse kontributi i diasporës asnjëherë nuk ka munguar për këtë vatër të dijes dhe edukimit.
Pas një bisede të këndshme Drejtori Dr. Islam Islami së bashku me mysafirët vizituan ambientet e Medresesë, pjesën e shkollës, të restorantit dhe internatit.