• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Vizitë e përfaqësuesve të Institutit “Yunus Emre” në Medresenë “Isa Beu “- paralelja e vajzave Shkup

Vizitë e përfaqësuesve të Institutit “Yunus Emre” në Medresenë “Isa Beu “- paralelja e vajzave Shkup
Më datë 10.09.2025, Medreseja” Isa Beu “– paralelja e vajzave në Shkup, pati nderin të mirëpresë dy përfaqësues të Institutit “Yunus Emre”: znj. Rabija Rushiti dhe z. Sulejman Gina, mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë të këtij institucioni.
Gjatë vizitës së tyre, mysafirët u pritën nga koordinatorja mr. Nurten Shehi Sakipi dhe stafi arsimor i medresesë.
Znj. Rabija Rushiti dhe z. Sulejman Gina prezantuan kursin e gjuhës turke, i cili u ofron të rinjve që janë të interesuar të mësojnë këtë gjuhë të rëndësishme nga aspekti kulturor, akademik dhe profesional. Ata informuan nxënësit mbi strukturën e kursit, nivelet që ofrohen, metodat e mësimdhënies dhe mundësitë që hap njohja e gjuhës turke, përfshirë edhe vizita në Turqi.
Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” treguan interes të veçantë për këtë mundësi, duke shtruar pyetje dhe duke u angazhuar aktivisht në diskutim. Atmosfera e krijuar gjatë takimit reflektoi vlerat e përbashkëta të dijes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve arsimore dhe kulturore ndërmjet Medresesë Isa Beu dhe Institutit “Yunus Emre”, me qëllim nxitjen e zhvillimit personal dhe profesional të të rinjve tanë.