- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 19.05.2026 në ambientet e SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Gostivar, u organizua ceremonia solemne e përcjelljes së Gjeneratës së XV, një ngjarje e mbushur me emocione, krenari dhe mirënjohje për rrugëtimin e suksesshëm të maturanteve tona.
Në këtë manifestim të rëndësishëm morën pjesë edhe personalitete të larta fetare dhe arsimore, mes tyre Reisul Ulema i BFI-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe drejtori i SHAM “Medreseja Isa Beu”, Dr. Islam Islami, të cilët me fjalët dhe mesazhet e tyre përgëzuan maturantet për sukseset, përkushtimin dhe vlerat që kanë dëshmuar gjatë viteve të shkollimit.
Gjenerata e XV largohet nga bankat e Medresesë duke lënë pas kujtime të bukura, suksese të shumta dhe gjurmë krenarie në historinë e shkollës sonë. Ato sot nuk marrin vetëm një diplomë, por bartin me vete amanetin e dijes, edukatës, moralit dhe shërbimit ndaj shoqërisë.
Lusim Allahun e Madhëruar që t’i udhëzojë dhe t’i begatojë në çdo hap të jetës së tyre, duke i bërë ambasadore të dijes, besimit dhe vlerave të larta njerëzore.
Urime Gjenerata e XV!
Suksese dhe rrugëtim të ndritur në etapën e re të jetës!

Leave Your Comments