- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Konkurs për pranimin e nxënësve të rregullt (djem dhe vajza) në vitin e parë të vitit shkollor 2026/2027
Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në SHAM “Medreseja Isa Beu” duhet që të mos jenë më të vjetër se 16 vjet.
Dokumentet e domosdoshme për regjistrim janë:
1. Kërkesa për regjistrim nga kandidati(merret në Medrese)
2. Çertifikata e lindjes nga libri i amzës
3. Dëftesë për kryerjen e klasës së shtatë(VII), tetë(VIII), dhe nëntë(IX)
4. Çertifikatë e mjekut
5. Deklaratë me shkrim nga prindi ose kujdestari i nxënësit se do të bartë përgjegjësi morale dhe materiale për birin/bijën e tij gjatë shkollimit.
DOKUMENTET E PAKOMPLETUARA NUK MERREN PARASYSH!

Leave Your Comments