- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 24 gusht 2026, në qendrën për kulturë në Gostivar, u mbajt edicioni i 23-të i Manifestimit Tradicional “Mirë se erdhe Ja Resulall-llah”, organizuar nga Muftinia e Gostivarit, nën patronazhin e Reisul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu kushtuar lindjes së Muhammedit ﷺ.
Në këtë manifestim mori pjesë Drejtori i përgjithshëm i “Medresesë Isa Beu” – Shkup, Dr. Islam Islami, së bashku me sekretarin, Kordinatorin e paralelës së vajzave Gostivar Prof. Afrim ef. Aliu, punëdrejtuesi dhe disa profesorë dhe profesoresha të Medresesë.
Programi nisi me leximin e Kur’anit Famëlartë nga Hfz. Fatih Derdiyok, i cili më pas këndoi një pjesë të Mevludit në gjuhën shqipe dhe një kaside në gjuhën turke. Pas leximit të Kur’anit, fjalën e mirëseardhjes e mbajti Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, duke u uruar mirëseardhje të gjithë mysafirëve dhe të pranishmëve.
Në kuadër të programit u paraqit edhe Korri i SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Gostivar, nën udhëheqjen e Mr. Eljesa ef. Asanit, së bashku me Korin e Muftinisë së Gostivarit, me një program të përzgjedhur ilahish.
Fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili theksoi vlerat e besimit, dijes, moralit dhe dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Pjesë e manifestimit ishte edhe një program artistik i fëmijëve, përgatitur nga aktorja Vjollca Baftiu Zulbeari, i cili përcolli mesazhe të bukura mbi dashurinë ndaj Muhammedit ﷺ.
Për Medresenë “Isa Beu”, pjesëmarrja në këtë manifestim është një dëshmi e përkushtimit për kultivimin e dijes, moralit dhe dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ.
“Mirë se erdhe Ja Resulall-llah” – 23 vite traditë që bashkon zemrat në dashuri për Muhammedin.

Postime të ngjashme
18 Shtator 2026
DREJTORI I MEDRESESË “ISA BEU” MORI PJESË NË CEREMONINË E PROMOVIMIT TË HAFIZES SË RE SUKEJNE MENSUR IBRAHIMI
1 Shtator 2026
Trajnim profesional në Shkollën për arsim të mesëm “Medreseja Isa Beu” – Shkup
21 Maj 2026
DR. ISLAM ISLAMI PJESË E PANELIT PËR EUROINTEGRIMET DHE BALLKANIN PERËNDIMOR