- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 1 Tetor në kuadër të aktiviteteve sportive dhe me qëllim të kultivimit të frymës së bashkëpunimit, disiplinës, respektit dhe garës së shëndoshë sportive, SH.A.M. “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Shkup, organizoi një turnir sportiv në sallën sportive “7 Marsi”, me pjesëmarrjen e nxënëseve të paraleles.
Rezultatet e turnirit:
Vendi i parë – Klasa IV-3
Vendi i dytë – Klasa II-4
Vendi i tretë – Klasa III-3
Në turnir morën pjesë 7 ekipe, të cilat zhvilluan ndeshje të bukura dhe emocionuese, duke dëshmuar angazhim, përkushtim dhe frymë sportive.
Organizimi i këtij aktiviteti u realizua nga koordinatori i Paraleles së Vajzave – Shkup, prof. Muharem Loki, së bashku me mësimdhënëset e lëndës së Edukatës Fizike. I falënderojmë për angazhimin, mbështetjen dhe përkrahjen e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
Në përfundim të turnirit, në mesin e të pranishmëve ishte edhe Drejtori i përgjithshëm, Dr. Islam Islami, i cili përshëndeti koordinatorin, mësimdhënëset dhe nxënëset, duke i uruar për organizimin, pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura.
Në fjalën e tij, drejtori përcolli një mesazh motivues për të gjitha nxënëset, duke theksuar:
“Ju të gjitha jeni fituese me pjesëmarrjen tuaj.”
Urime nxënëseve për rezultatet dhe për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet sportiv!
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e suksesshëm të turnirit.
Sporti bashkon, motivon dhe ndërton frymën e bashkëpunimit!
Postime të ngjashme
9 Tetor 2026
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË NXËNËSIT TË MEDRESESË „ISA BEU“, HFZ. SALI FATMIR EBIPI
2 Tetor 2026
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE, TETOVË
29 Shtator 2026
VIZITË NË ,,MEDRESEJA ISA BEU“ – DISKUTIME PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME AMBASADËN E REPUBLIKËS SË TURQISË NË R.M.V.