- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Maturantët e Shkollës për Arsim të Mesëm „Medreseja Isa Beu“ – Shkup, realizuan me sukses një ekskursion edukativo-kulturor në qytetin e Stambollit, nga data 24 deri më 28 tetor 2026.
Gjatë këtij udhëtimi, nxënësit patën mundësinë të vizitojnë disa nga monumentet dhe vendet më të rëndësishme historike, kulturore dhe fetare të këtij qyteti, i cili përfaqëson një ndër qendrat më të rëndësishme të qytetërimit dhe trashëgimisë islame.
Ndër vendet e vizituara veçohen Xhamia e Ejup Sulltanit, një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë islame në Stamboll, kodra Pierre Loti, e njohur për pamjen e saj madhështore mbi qytet, si dhe Xhamia e Çamlëxhës, një nga objektet më monumentale të arkitekturës bashkëkohore islame.
Po ashtu, maturantët vizituan edhe pazarin historik Kapalı Çarşı, qendrën tregtare 212, si dhe disa monumente e lokacione të tjera me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore.
Përmes këtyre vizitave, nxënësit patën mundësi të njihen më nga afër me historinë, kulturën, qytetërimin dhe trashëgiminë e pasur të Turqisë, duke përjetuar njëkohësisht nga afër ndërthurjen e traditës me zhvillimin bashkëkohor të Stambollit.
Ky ekskursion, përveç karakterit turistik, kishte edhe dimensione të rëndësishme edukative, arsimore, kulturore dhe shpirtërore. Ai shërbeu si një mundësi e veçantë për zgjerimin e horizontit të njohurive të nxënësve, kultivimin e vlerave kulturore dhe fetare, si dhe forcimin e miqësisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre.
SHAM „Medreseja Isa Beu“ vazhdon t’u kushtojë rëndësi të veçantë aktiviteteve jashtëmësimore, duke synuar që krahas formimit akademik dhe fetar, nxënësve t’u ofrojë edhe përvoja të vlefshme kulturore, edukative dhe qytetare.
Medreseja „Isa Beu“ – dije, edukim, traditë dhe formim i gjithanshëm i brezave të rinj!
Postime të ngjashme
3 Nëntor 2026
DREJTORI I SHAM „MEDRESEJA ISA BEU“, DR. ISLAM ISLAMI, MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT „ĀDAMİJA: UNË JAM, PRANDAJ KAM TË DREJTA DHE DETYRIME“
29 Tetor 2026
DREJTORI I MEDRESESË „ISA BEU“, DR. ISLAM ISLAMI, MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE SHKENCORE „MEDRESET NË TROJET SHQIPTARE – HISTORI, TRASHËGIMI, KONTRIBUT“
23 Tetor 2026
EKSKURSIONI I MATURANTEVE TË MEDRESESË “ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE – SHKUP, NË STAMBOLL