- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Me rastin e shënimit të përcjelljes së gjeneratës së 18-të të maturantëve të Medresesë “Isa Beu”, paralelja në Shtip, në Shtip u mbajt një program solemn ku morën pjesë drejtori i medresesë dr. Islam Islami, myftiu i Myftinisë së Shtipit mr. Nasir Rexhepi, koordinatori i Fondacionit Hudaij Bilal Tikir, koordinatori i Paraleles së Shtipit Idriz Halidi, atasheu për arsim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup Ali Riza Altunel, drejtori i shkollave Maarif në Maqedoni Osman Gjuldemir, profesorë, mysafirë të shumtë dhe nxënës.
Programi solemn filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani nga nxënësi Zinnur Demirov.
Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu Nasir Rexhepi, duke falënderuar kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV Haxhi Hafiz Shaqir ef. Fetai, si dhe koordinatorin e Fondacionit Hudaij nga Turqia Rafet Bilaç për mbështetjen e tyre, foli për rëndësinë e madhe të medresesë në formimin e gjeneratave të reja. Ai theksoi se paralelja në Shtip po përcjell gjeneratën e saj të 18-të të maturantëve.
Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, dr. Islam Islami, ua uroi nxënësve përfundimin e shkollimit dhe theksoi rëndësinë e dijes, disiplinës dhe vlerave morale të fituara gjatë arsimimit. Ai u dëshiroi sukses në arsimimin dhe jetën e tyre të mëtejshme.
Programi, në një atmosferë të këndshme dhe solemne, përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe pllaketave për të pranishmit, si dhe me leximin e Kur’anit nga hafizi i ri, nxënësi Nusret Mustafovski, të cilit iu nda edhe një dhuratë nga koordinatori i Paraleles së Shtipit.
MKД
По повод одбележувањето на испраќањето на 18 генерација матуранти од Медресеја Иса Беу, паралелка Штип, во Штип се одржа свечена програма на која присуствуваа директорот на медресата д-р Ислам Ислами, муфтијата на штипското муфтиство м-р Насир Реџепи, координаторот на Худаји фондацијата Билал Тикир, координаторот на Паралелка Штип Идриз Халид, аташето за образование при Амбасадата на Туркије во Скопје Али Риза Алтунел, директорот на Маариф училиштата во Македонија Осман Ѓулдемир, професори, бројни гости и ученици.
Свечената програма започна со учење ајети од Куранот од страна на ученикот Зиннур Демиров.
Во својот поздравен говор, муфтијата Насир Реџепи, заблагодарувајќи им се на претседателот на Исламската верска заедница во РСМ Хаџи Хафиз Шакир еф. Фетаи, како и на координаторот на Худаји фондацијата од Туркије Рафет Билач за нивната поддршка, зборуваше за големото значење на медресата во оформувањето на новите генерации. Тој истакна дека паралелката во Штип ја испраќа својата 18. генерација матуранти.
Директорот на Медресеја Иса Беу д-р Ислам Ислами им честиташе на учениците за завршувањето на школувањето и ја истакна важноста на знаењето, дисциплината и моралните вредности стекнати во текот на образованието. Тој им посака успех во понатамошното образование и живот.
Програмата, во пријатна и свечена атмосфера, заврши со доделување подароци и плакети на присутните, како и со учење на Куран од страна на новиот хафиз, ученикот Нусрет Мустафовски, на кого му беше доделен и подарок од страна на координаторот на Паралелка Штип.

Leave Your Comments