Në ,,MEDRESEJA ISA BEU” – paralelja e vajzave Shkup, nxënëset e vitit III-b realizuan një projekt në lëndën e Kiraetit, nën udhëheqjen e profesoreshës së kësaj lënde, hfz. prof. Selvije Dardhishta.
Në prani të koordinatores, mësimdhënëseve dhe nxënëseve të kësaj paraleleje, vajzat prezantuan projektin e tyre duke trajtuar disa pika shumë të rëndësishme lidhur me leximin dhe respektin ndaj Kur’anit të Shenjtë, si:
1. Rëndësia e leximit të Kur’anit Kerim
2. Detyrat ndaj Kur’anit
3. Çfarë është Texhvidi
4. Leximi i Istihadhes, Besmeles dhe Sures
5. Vokalët
6. Shenjat
7. Llojet e Medit
8. Llojet e Idgamit
Në fund, koordinatorja m-r Nurten Shehu Sakipi, në fjalën e saj, përgëzoi nxënëset dhe profesoreshën për angazhimin dhe punën e bërë, duke përmendur ajetin kuranor:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ﴾
Ne e zbritëm Kur’anin dhe Ne, pa dyshim, do ta ruajmë atë.”
(Sureja El-Hixhr, 15:9)
Allahu i shpërbleftë nxënëset dhe mësimdhënësen për mundin e dhënë!


COMMENTS