• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

NXËNËSIT E SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” PËRFAQËSOJNË BFI-NË E RMV-SË NË GARAT KUR’ANORE NDËRKOMBËTARE NË ZAGREB

Më 25 dhe 26 shtator 2026, në Zagreb të Kroacisë, po zhvillohen Garate Kur’anore Ndërkombëtare, edicioni i 32-të, të organizuara nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Kroacisë.
Në këto gara prestigjioze ndërkombëtare, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësojnë dy nxënës të SHAM “Medreseja Isa Beu” – Shkup, të cilët marrin pjesë në dy kategori të ndryshme të garave të hifzit.
Në kategorinë e hifzit të 15 xhuzëve të Kur’anit Fisnik, merr pjesë Hfz. Sali Ebipi, nxënës i vitit të katërt, ndërsa në kategorinë e hifzit të tërë Kur’anit Fisnik, merr pjesë Hfz. Adis Gashi, nxënës i vitit të tretë.
Delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së në këto gara e udhëheq Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, në cilësinë e përfaqësuesit të Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Pjesëmarrja e nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në këtë eveniment ndërkombëtar përbën një mundësi të veçantë për të dëshmuar përgatitjen e tyre në fushën e mësimit dhe ruajtjes së Kur’anit Fisnik, si dhe për të përfaqësuar denjësisht Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së dhe SHAM “Medreseja Isa Beu”.
Drejtoria e Medresesë “Isa Beu” në krye me Drejtorin Dr. Islam Islami u uron hafizëve suksese, përfaqësim të denjë dhe rezultate të mira në këto gara, duke u lutur që Allahu i Madhërishëm t’ua lehtësojë garimin dhe t’i begatojë në rrugën e diturisë dhe të shërbimit ndaj Kur’anit Fisnik.

Share This:
Tags: