PANEL SHKENCORË DHE TAKIM I GJENERATAVE TË MEDRESANTEVE

PANEL SHKENCORË DHE TAKIM I GJENERATAVE TË MEDRESANTEVE

Medreseja Isa Beu – Paralelja e Shtrirë e Vajzave Gostivar, në mbeshtetje të Muftinisë së BFI – Gostivar, organizoi iftar dhe panel shkencor drejtuar nxënëseve të Medresesë dhe medresanteve të diplomuara, duke realizuar në këtë mënyrë një takim madhështor mes gjeneratave të para dhe të tashme të Medresesë Isa Beu – Gostivar, pjesëmarrëse në aktivitetit ishin profesoreshat e Medresesë dhe mysafir special!
Panelistet e ftuara, Gjinekologe dr. Aferdita Selami Saliu shqyrtoi temën “Carcinoma Endometriale” dhe Administratorja e parë e kësaj vatre diturie, aktualisht aktiviste e mirënjohur e jetës fetare dhe mualime e ligjëruese e gjinisë femrore në Zvicër, prof. Fatime Beshiri Musliu, shqyrtoi temën “Vlera e edukimit në Islam”.
Pas realizimit te panelit, patën rastin që medresantet tash më të diplomuara dhe të punësuara në sfera të ndryshme të jetës, të ndajnë përvojat e tyre akademike dhe ndikimin e Medresesë në sukseset e tyre të arritura.
Falënderim i veçantë u shpreh për Muftiun e Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli dhe koordinatorin e shkollës, prof. Afrim Alija të cilët me gjithë mundin e tyre veprojnë vazhdimisht ne mbështetje të Medresesë dhe janë gjithmonë të gatshëm për t ndihmuar medresantet në fushat e tyre akademike!

COMMENTS