• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Drejtori Dr. Islam Islami mori pjesë në dëgjesën me temë ,,Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim”

Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami i shoqëruar nga sekretari Avni Neziri, prof. Mevlud Aliu si dhe koordinatoret Prof. Nurtene Shehu Sakipi, Prof. Barije Shabani dhe Prof. Mizeqete Hebibi, mori pjesë në dëgjesën me temë ,,Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim”, i cili u organizua nga F.S.I, Unioni Shqipëtar i Teologeve dhe Departamenti i gruas i BIK- ut.
Ky event u realizua në Sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ku me dëgjesë u paraqitën studijues nga të gjitha trevat shqiptare, njëherit ky ishte edhe një takim mbarë shqiptar.
Falemnderojmë drejtuesit e F.S.I, Departamentin e gruas në B.I.K, dhe Unionin Shqipëtar të Teologeve për ftesën dhe respektin.