- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Maturantet e SHAM ,,Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Shkup, realizuan me sukses një ekskursion edukativo-kulturor në Stamboll, të shoqëruara nga kujdestaret e tyre, prof. Hyrijete Gajni Kadri dhe prof. Resmije Xhaferi Sait.
Gjatë qëndrimit në këtë qytet historik, maturantet vizituan disa prej xhamive, monumenteve dhe vendeve më të rëndësishme historike e kulturore të Stambollit. Në kuadër të programit u përfshinë Xhamia Çamlıca, Xhamia e Sulltan Ahmedit, Aya Sofya dhe Xhamia Eyüp Sultan, si dhe Kulla e Vajzës (Kız Kulesi), Kulla e Gallatës, lagjja historike Balat dhe sheshet Beyazıt, Üsküdar, Eminönü e Taksim. Gjithashtu, maturantet vizituan edhe Pierre Loti, duke shijuar pamjen panoramike të qytetit.
Pjesë e veçantë e programit ishte lundrimi në Bosfor, i cili u mundësoi nxënëseve të përjetonin bukuritë e Stambollit nga një këndvështrim tjetër. Gjatë ekskursionit, ato vizituan edhe pazarin historik Kapalı Çarşı, si dhe qendrat tregtare 212 dhe Aqua Florya.
Ky udhëtim u ofroi maturanteve mundësinë të njiheshin nga afër me historinë, kulturën, arkitekturën dhe trashëgiminë islame të Stambollit. Njëkohësisht, ekskursioni kontribuoi në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes tyre, duke u dhuruar përvoja të vlefshme dhe kujtime të bukura.
Për realizimin me sukses të këtij ekskursioni, shprehim mirënjohjen tonë për koordinatorin e Medresesë “Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Shkup, prof. Muharem Loki, si dhe për drejtorin e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, dr. Islam Islamin, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre.
Postime të ngjashme
29 Tetor 2026
DREJTORI I MEDRESESË „ISA BEU“, DR. ISLAM ISLAMI, MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE SHKENCORE „MEDRESET NË TROJET SHQIPTARE – HISTORI, TRASHËGIMI, KONTRIBUT“
20 Tetor 2026
NJË HAP I RËNDËSISHËM DREJT NDËRTIMIT TË SALLËS SË SPORTIT NË MEDRESENË „ISA BEU“ – KONDOVË
16 Tetor 2026
EKSKURSION EDUKATIVO-ARSIMOR NË STRUGË DHE OHËR