
Dr. Kujtim Mirzo, lindi në qytetin e Dibrës në dhjetor të vitit 1985. Shkollimin fillor e kreu në shkollen “Said Najdeni” në vitin 2000 në Dibër. Pastaj shkollimin e mesëm teologjik e vijoi në Medresenë “Isa Beu” në Shkup të cilin me sukses të shkëlqyer e përfundoi në vitin 2004. Në vitin 2005 vijoi studimet në qytetin e bekuar të Medines, në Universitetin Islamik të saj. Nga dashuria e flaktë e tij për gjuhën arabe, ai u regjistrua në Fakultetin e Gjuhës Arabe të cilin e përfundoi me sukses të shkëlqyer në vitin 2011. Pastaj pranohet dhe vijon studimet e magjistraturës në fakultetin dhe drejtimin e njejtë (gjuhë arabe), të cilën e përfundoi me sukses të shkëlqyer në vitin 2014. Pastaj pranohet dhe vijon më tej në studimin e Doktoraturës, në fakultetin dhe drejtimin e njejtë, të cilën e përfundoi me sukses të shkëlqyer në fund të vitit 2019.
Gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Medines për katërmbdhjetë vjet me rradhë, ai ka ndjekur ligjerata në xhaminë e Profetit Muhamed a.s. (në harem) në shkenca të ndryshme të teologjisë islame, siç janë: tefsir, fikh, hadith, kur’an, akaid etj.
Në vitin akademik 2020-2021, u angazhua në Univerzitetin e Tetovës, në degën e orienatalistikës, ku ligjeroi lëndën e gjuhës arabe dhe lëndën e letërsisë arabe
Nga viti akademik 2023-2024 ai u punësua në Medresenë “Isa Beu”si profesor i lëndës së Gjuhës Arabe.
Nga viti akademit 2025-2026 ai ligjeron si profesor honorar i gjuhës arabe në Fakultetin e Shkencave Islame, në Shkup.
Në vitin 2026 ai e arrin titullin “docent” në Fakultetin e Shkencave Islame, në Shkup.
Ai poshtu është edhe hatib në namazin e Xhumasë në xhaminë e lagjes “Konjarë e Re”, Dibër.
Është i martuar dhe ka tri femijë.
Punimet në gjuhën arabe:
1. El-Izdivaxhij-jetul-Lugavij-jetu (punim diplome)
2. El-Iktiradul-Lugavij minel-lugatil arabij-je ilel-lugatil-el-banij-je (tema e magjistraturës)
3. El-Ubab Ez-Zahir Vel-Lubab El-Fahir, Harful-Kaf, Dirase we Tahkik, (tema e doktoraturës).
Punimet shkencore:
1. Origjina e gjuhës dhe teoritë më të njohura me të (revista OLCUNIUM, Prill 2025)
2. Sekretet e sistemit gjuhësor në gjuhën arabe (Buletini i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Prill 2024)
3. Lindja dhe Zhvillimi i leksiografisë së Gjuhës Arabe (Buletini i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Prill 2025)
4. Antagonizmi ndaj gjuhës arabe (Buletini 5 i FSHI-së, 2025)
5. Dukuria e Airabit dhe rëndësia e tij në gjuhën arabe (Buletini 10 i FSI-së, 2026)
6. Argumentimi me hadith në gjuhën arabe (Buletini 11 i FSI-së, 2026)
Përkthimet:
1- Argumentet e Allahut në horizont. Muhamed Ratib Nabulsi (përkthim)
2- Ebu Hanife Nu’man Bin Thabit, prijësi i juristëve islamë. Vehbi Sulejman Gavoçi
3- Lutje nga Kur’ani dhe Suneti. (Përmbledhje)
4- Buqetë hadithesh, porosi dhe mësime profetike. (Përmbledhje)
5- Rrëfime nga pranimi i lutjes, në Kur’anin Fisnik dhe historinë islame. (Përmbledhje)
6- Dhjetë trajtime të rëndësishme bashkëkohore (përmbledhje temash)
7- Kontrata e Istisnasë (përkthim)
8- Et-Teal-lumul Fe-aaal Wel-Indibat edh-Dhatij (përkthim nga shqipja në arabisht)
9- Fikhul-Akalij-jatil muslime (përkthim nga shqipja në arabisht)