Dr. Islam Islami
Doktor i Shkencave Politike, i diplomuar në Universitetin Al-Az'har të Kairos dhe i magjistruar në Filozofi Islame në Universitetin e Kairos. Prej majit të vitit 2023 drejton SHMI "Medreseja Isa Beu" – Shkup, institucion në të cilin ka qenë më parë nxënës dhe profesor.
- Drejtor që nga 2023
- Doktoraturë 2018
- 5 gjuhë
- 16+ publikime shkencore
Edukimi
-
1981
I lindur më 13 gusht 1981 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
-
Arsimi fillor
SH.F. "Liria" – Shkup, me sukses të shkëlqyeshëm. Paralelisht ndoqi edhe mësimbesimin fetar në mektebin e xhamisë Haxhi Muhjidin, në lagjen Seravë.
-
1996 – 2000
SHMI "Medreseja Isa Beu" – Shkup. Përfundon arsimin e mesëm fetar me sukses të shkëlqyeshëm.
-
2000 – 2005
Universiteti Al-Az'har, Kairo – Fakulteti i Usulu Dinit (Bazat e Fesë), dega Filozofi Islame dhe Apologjetikë.
-
2008
Specializim në Shkencat Islame, Universiteti i Kairos.
-
2011
Magjistraturë në Filozofi Islame, Universiteti i Kairos.
Tema: "Çështja e njohjes ndërmjet Harith bin Esed el-Muhasibiut dhe Ebu Hamid el-Gazaliut – studim komparativ" -
2014 – 2018
Doktoraturë në Shkencat Politike, Universiteti i Evropës Juglindore – Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.
Tema: "Egjipti ndërmjet shekullarizmit etatist dhe Islamit politik"
Përvoja profesionale
-
2003 – 2007
Radio Televizioni i Egjiptit – përkthyes nga gjuha arabe në gjuhën shqipe dhe udhëheqës i emisionit "Ju flet Kairo".
-
2008 – 2010
Përkthyes gjatë takimeve diplomatike, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kairo.
-
2012
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup:
- Ligjërues
- Anëtar i Komisionit të Punimeve të Deskriptorëve
- Anëtar i Komisionit për Punimin e Diplomave
-
2013 – 2023
Profesor në SHMI "Medreseja Isa Beu" – Shkup.
-
2014
I dërguar zyrtar në emër të Bashkësisë Fetare Islame në shtetet skandinave.
-
2021
Emisioni fetar IKRE. Anëtar i Redaksisë së Revistës "Hëna e Re", në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
-
2022
Përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame në Këshillin Nacional për Eurointegrime.
-
Maj 2023
Drejtor i Përgjithshëm i SHMI "Medreseja Isa Beu" – Shkup.
Publikimet
Punime dhe konferenca shkencore
- "Religion Factor in International Relations: The Case of U.S. Foreign Policy After the Cold War" — First International Conference on Humanities "The Spiritual Quest in Humanities", Tiranë, 11–13 maj 2012.
- "Koncepti i Gazaliut mbi dashurinë, me theks të veçantë mbi dashurinë ndaj Zotit" — Përmbledhje Punimesh 3, BFI / Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup, 2012.
- "The Concept of Recognition Between Postmodern Philosophers and Islamic Mystics" — International Scientific Conference "Socio-Cultural Issues and Challenges of Contemporaneity", Universiteti Shtetëror i Tetovës, 18–19 tetor 2013.
- "The Role of Religious Leaders in the Region of Reka During the 19th and 20th Century" — Instituti "Max Van Der Stoel", Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Mavrovë, 14 dhjetor 2013.
- "The Role of the AKP Party in Turkey's Democratization Process in the Early 21st Century" — "Democracy in Times of Turmoil: A Multidimensional Approach", Durrës, 22–23 nëntor 2013.
- "Corruption in Macedonia: Challenges and Solutions" — First Sarajevo International Conference on "Global Crisis and Countries in Transition", Sarajevë, qershor 2014.
- "Ferit Vokopola's Religion and National Contribution for the Albanian Cause" — Islam in Southeast Europe: Past Reflections and Future Prospects, Universiti Brunei Darussalam, 2014.
- "Medreseja Meddah dhe ndikimi i saj në shoqërinë shkupjane ndërmjet dy Luftërave Botërore" — The Social Life of Albanians in Skopje and Surroundings Between the Two World Wars, Shkup, 14–15 tetor 2015.
- "Political History of Modern Egypt and Its Implications in the Egyptian Society" — Education & Sustainable Development: The Future We Are Creating, Tetovë, 18–20 nëntor 2016.
- "Political History of Modern Egypt and Challenges Ahead" — Third Sarajevo International Conference, "Irregular Migration towards EU and Balkan Countries", Sarajevë, prill 2017.
- "Këndvështrimet e Gazaliut mbi qasjen pragmatike dhe mistike ndaj Zekatit" — Hëna e Re, nr. 308, maj 2017.
- "Imam Ghazali: A Transtemporal Scholar and Wiseman" — Edukata Islame, revistë shkencore-kulturore, nr. 117, Prishtinë 2019.
- "Turkish Diplomacy in the Balkans Region During the 1990s" — Konferencë Ndërkombëtare: 30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist, SKSI në bashkëpunim me UBT, Prishtinë, 22 nëntor 2019.
- "Quran Memorization (Hifz) in North Macedonia Between Formal and Informal Education" — Univers, revistë shkencore-kulturore, Tiranë, 15 prill 2020.
- "Israja dhe Miraxhi – porosi dhe aktualitet bashkëkohor" — Panel shkencor, BFI e RMV-së, Kumanovë, 26 shkurt 2021.
- "Religious Tolerance in the Republic of North Macedonia – the Case of the Islamic Religious Community (IRC) and the Macedonian Orthodox Church (MOC)" — TWMCC Webinar Series: Muslims in Southeast Europe – History, Indigenization and New Communities, 17 prill 2021.
- Pjesëmarrës në disa konferenca ndërkombëtare, redaktor i disa librave shkencorë dhe autor i shumë artikujve të publikuar në revistën "Hëna e Re".