29 Korrik 2025 – Ditë Historike për Medresenë “Isa Beu”!

29 Korrik 2025 – Ditë Historike për Medresenë “Isa Beu”!

Sot, në seancën e 64-të plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 80 vota PRO, u miratua Ligji për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare – duke mundësuar akreditimin e plotë të Medresesë “Isa Beu”!
Ky është një moment i artë për arsimin fetar dhe për barazinë arsimore në vendin tonë. Nga shtatori 2025, nxënësit e Medresesë “Isa Beu” do të gëzojnë të njëjtat të drejta, privilegje dhe status si maturantët e të gjitha shkollave të mesme të akredituara në vend.
Mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje të madhe:
– Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
– Kryeministrit për vizionin dhe përkushtimin
– Zëvendëskryeministrit për angazhimin e palëkundur
– Ministres së Arsimit për mbështetjen institucionale
– Zëvendësministrit të Arsimit për bashkëpunimin e vazhdueshëm
– Deputetëve të Kuvendit që votuan PRO këtij ligji historik
– Bashkësisë Fetare Islame dhe Kryetarit të saj për përkushtimin e pareshtur
– Dhe çdo individ e institucion që dha kontributin e vet deri në finalizimin e këtij procesi
Ky është një hap gjigant përpara për të rinjtë tanë dhe për një arsim më cilësor, gjithëpërfshirës dhe të drejtë.
Ta gëzoni, medresantë! Ky është suksesi juaj!

COMMENTS