Medreseja Isa beu filloi me fazën e dytë të investimeve

“Kushdo që posedon pasuri, le të perpiqet që në te të shihet gjurma e saj”(Hadith)

“Nëse të jep All-llahu pasuri, atëher ne ty le të shihet gjurma e dhuntisë dhe nderit të Tij”(Hadith)

Për përmisimin e kushteve hapsinore materiale të ambientit për zhvillimin e procesit edukativ arsimor dhe të aktiviteteve tjera të nevojshme, Medreseja Isa Beu filloi me fazën e dyt të investimeve të saja, respektivisht filloi me zavendësimin e dritareve të vjetra me ato të reja siç janë: të sallës së leximit- TV,bibliotekës, kabineteve, toaletëve, abdes-hanës, të pjesëve administrative ,holleve-hodnikëve etj.

Të gjithë këtë punë dhe investim e bënë” Kompania LibertaKom”(www.libertakom.mk) nga Stremnica e Tetovës , e njëjta kompani që vitin e kaluar bëri zëvendësimin e dritareve të të gjitha klasave në objektin e shkollës…

Drejtorija e Medreses Isa Beu falenderon pronarin e Kompanisë z. Ibrahim Ismailin me lutje drejtuar të Madhit Zot që ta shpërblej me mirësitë e Tij vetë pronarin dhe familjen e tij në jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër ( Ahiret) ,AMIN…

[nggallery id=36]