Ashtu edhe sic dihet, mesimi akademik filloi me datë 1 shtator, mirëpo sot me datë 12/9/15 (e shtunë), në objektin e shkollës së vetme fetare në Republiken e Maqedonise është mbajtur mbledhja e parë me prindërit e nxënsëve në të cilën janë diskutuar shumë çështje që kan të bëjnë me edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Mbledhja është mbajtur nën praninë e Drejtorit të shkollës prof. Ibrahim ef. Idrizi si dhe profesorët e lëndes apo ndryshe thënë kujdestarët e klasave.
Kështu që ndër tjerash Drejtori i Medreses potencoi se ky takim i joni është i një rrëndësie të madhe për të aritur suksese në kuptim të edukimit dhe arsimit i cili sot paraqet një proces shumë të ndërlikuar. Për të aritur te suksesi i dëshiruar për Ju si prinder dhe për Ne si shkollë atëherë, ki takimi jone do të jetë bashkpunimi më i mirë dhe kontribues për ndërtimin e personalitetit të nxënsit dhe të riut ashtu që të ndertojm një ardhmëri më të ndritshme për këtë Ummet.
Mbledhja është mbajtur me prindërit e të gjitha viteve ku të cilëve iu është tregur rëndi i shkollës dhe qëllimet qe i ka te programuar të i realizoj në të ardhmen. Në fund të gjithëve ne emrin e Bashkesise Islame, stafit të mësimdhënësve dhe te Drejtorise se Medreses ua uroj nje vit te mbar shkollor…