Shkup ( 10.04.2016) – Edhe këtë vitë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me SHMI ”Medreseja Isa Beu”, sot, në Çarshinë e Vjetër, nxënëset e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Shkup, zhvilluan aktivitetin e parë duke shpërndarë fletushka me moton “Të tjerët rreth personalitetit të Muhamedit a.s” si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe certifikatën Hallall nga BFI.
Aktiviteti i rradhës të cilin do ta zhvillojnë nxënëset e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Shkup, do të jetë ekspozita tashmë tradicionale “Dora e Artë” e punëve të dorës përgatitur nga vetë ato dhe që, nesër do të hapet në hapësirat e “Kapan An, duke filluar nga ora 11:00
COMMENTS