Ekspozita ”Dora e Artë” 2019

Ekspozita ”Dora e Artë” 2019

 SHMI ”Medreseja Isa Beu” – Paralelja e femrave në Shkup, sot me datë  11/04/2019, në ambientet e Kompleksit Kapan An, organizoi ekspozitën tradicionale “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë shkollë.

Këtë manifestim e parapriu një program i begatë me ilahi dhe poezi të përkushtuara Pejgamberit a.s. Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin: Drejtori i SHMI ”Medreseja Isa Beu”, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, perfaqsuesi i reisul ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi Prof. Jusuf ef. Zimeri, përfaqsues i muftiut të ,muftinisë së Shkupit Fatmir ef. Zaimi, kordinatorë të paraleleve të medresesë, hoxhallarë si dhe shumë mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti Koordinatorja e Paraleles së Shtrirë të femrave në Medresenë  Isa Beu, Mr. Nurtene Shehu Sakipi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe më pas i informoi të pranishmit rreth ecurisë së zhvillimit të procesit edukativo-arsimor si dhe aktiviteteve të lira në këtë paralele.

Më pas, fjalë përshëndetëse kishte Drejtori  i përgjithshëm i SHMI “Medreseja Isa Beu”  Ibrahim ef. Idrizi i cili theksoi : ‘’ Një ndër manifestimet e rradhës që rumbullakson aktivitetet e gjithmbarshme të medresanteve tona është edhe ky organizim I punës së dorës i emruar  ‘’Dora e artë ‘’. Ky manifestim dhe organizim ka një domethënie të dyfishtë dhe realizon 2 qëllime. E para nxit kreativitetin dhe inovacionet në këtë fushë që si traditë është shumë e lashtë te pipulli ynë dhe e dyta tregon se Medresantet tona janë ata që në mënyrë programore e ushqejnë dhe e risin traditën popullore muslimane në sferën e punës së dorës .

Fjalë përshëndetëse kishte edhe përfaqsuesi i muftinisë së Shkupit Fatmir ef. Zaimi i cili përshëndeti të pranishmit  dhe  tha se Muftinia e Shkupit do të jetë në krahun e medresanteve atëherë kur ato do të kenë nevoje ti përkrahim në aktivitete të tilla të dobishme pasqyrë të Islamit  dhe në fund  nxënseve të medresesë Isa Beu  u uroi suksese t metutjeshme.

Fjalën e rastit e kishte edhe përfaqsuesi i  Reisul Ulemasë H.Sulejman ef.Rexhepi prof. Jusuf ef. Zimeri  i cili përshëndeti të pranishmit dhe tha kam knaqësinë sot që të jem në këtë aktivitet të organizuar nga Medreseja Isa Beu – Paralelja e femrave Shkup ,në këta ekspozita që I organizojn medreseja në Shkup , Tetovë apo Gostivar kjo dëshmon që ne jemi në popull që  e duam kulturën , jetojmë me të  kultivojme artet e bukura ndërsa njerzit e jo të edukuar nuk kanë kohë të miren me këtë punë .

Programi vazhdoi me Ilahi në gjuhën shqipe, arabe si dhe recitale të përgatitura nga vetë nxënëset e kësaj paraleleje. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për disa nga të pranishmit u ndanë dhurata simbolike për: përfaqsuesin e  Reisul Ulemasë  H. Sulejman Rexhepi prof. Jusuf ef.Zimeri , Drejtorin e SHMI ”Medreseja Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi, përfaqsuesin e Muftinisë së Shkupit Fatmir ef. Zaimi dhe kordinatoren e paraleles së femrave në Shkup Mr. Nurtene Shehu Sakipi

Dhe në fund të pranishmit patën mundësi që ta shohin ekspozitën e nxënseve si dhe të gostiten me ushqime tradicionale dhe pije freskuese të përgatitura nga vajzat e kësaj paraleleje.

COMMENTS