Lufta e Bedrit fitore e parë e muslimanëve

Lufta e Bedrit fitore e parë e muslimanëve

Muhamedi alejhi selam me muslimanët pasiqë u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre, Meka e ndershme, ata u shpërngulën në Medine. Mirëpo idhujtarët edhe pas kësaj nuk ishin qetësuar dhe kështu vitin e dytë pas hixhretit do të ndodh edhe beteja e parënë mes Muhammedit alejhi nselam dhe muslimanëve me idhujtarët e Mekës.

Muslimanët ishin 314 vetë, ndërsa numri i idhujtarëve ishte 1000 vetë, me vete kishin edhe 100 kalorës dhe 700 deve, në krye të ushtrisë qëndronte Ebu Xhehli. Muslimanët natën e 16-të të muajit Ramazan e kaluan në adhurim/ibadet dhe kërkim të ndihmës nga Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm atë natë lëshoi një shi që t’i freskojë muslimanët,shiu ishte mëshirë për besimtarët, por gjithashtu ishte edhe lehtësim në disa aspekte, ua zbuti tokën, rrërrëne vrazhdë nën këmbët e tyre, ndërkoh që shiu ishte vështirësim për idhujtarët të cilët ishin rruges për në Bedr ku ua rëndoi lëvizjen.

Për këtë Allahu i Madhërishëm thotë:

  1. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët. 12. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”. 13. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.(Enfal,11-13).

Sahabët tregojnë se e kanë dëgjuar Muhamedin alejhi selam duke u lutur: ‘O Zot nëqoftë se shkatërrohet ky grup nuk ka kush të të adhurojë. Ndërsa Ebu Bekri thoshte: O Pegjamber i Allahut. Allahu me siguri do të të jap atë që të ka premtuar. Pejgamberi alejhi selam i tha: ‘Gëzohu o Ebu Bekr, ja po arrin ndihma e Allahut, Ja Xhibril alejhi selami po e tërheq kalin për freri, në krah po i shihet pluhuri’.

Pastaj Pejgamberi alejhi selam doli para muslimanëve dhe u tha atyre:’ Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, çdo njeri që merr pjes sot në këtë betejë dhe lufton me durim të madh e nuk ikën nga lufta që të mos vritet, me siguri do të hyjë në xhenet.’Beteja e bedrit u zhvillua ditën e premte në mëngjes, me 17 ramazan.

Në luftën e Bedrit bashkë me muslimanët kanë luftuar edhe melekët e Allahut, dhe për këtë kemi shumë ajete Kur’anore. Melekët edhe në betejat tjera kanë qenë të pranishëm pranë muslimanëve por nuk kanë luftuar. Pas përfundimit të luftës së Bedrit Muhamedi alejhi selam urdhëroi që midis të vdekurve të gjendet Ebu Xhehli. Pas kësaj, Muhamedi alejhi selam urdhëroi që të vrarët e Kurejshëve të hidhen në një pus dhe ashtu ndodhi. Pasi i hudhën që të gjith trupat e tyree kishin dejuar Muhamedin alejhi selam duke thënë: ‘O ju poshtë në pus! O ti filan.. oti filan .. o ebu Xhehl….! A e gjetët të vërtetë atë që ju ka premtuar Zoti juaj? Unë e gjeta të drejtë e të vërtetë atë që më premtoi Zoti im.’

Atëherë muslimanët e pyetën: O i dërguar i Allahut! A po flet me kufomat pa shpirt?! Pejgamberi alejhi selam u tha: ‘Ata i dëgjojnë thëniet e miamë mirë se ju, pavarëshisht se nuk kan mundësi të japin përgjigje!’

Prezenca e iblisit në luftën e Bedrit

Iblisi është paraqitur në figurën e Suraka b. Malikut, në këtë luftë. Kur e pa se melekët ishin duke i sulmuar idhujtarët, iku ky Suraka si pa krye. Pas tij u dha në ndjekje El-Harith b. Hishami. Ai e rrëmbeu Harithin për gjoksi dhe e përplasi përtokë, e pastaj iku. Mushrikët i thanë: “Ku po shkon o Suraka? Po a the se do të jesh me ne dhe se nuk do të na lësh?” Ai u përgjigj: “Unë jam duke parë atë që nuk shihni ju. I frikësohem Zotit. Zoti ndëshkon rëndë.” Pastaj iku dhe u hodh në det.Iblisi ikën nga fushëbeteja gjatë luftës së bedrit.

Lufta e Bedrit për muslimanët nuk  është vetëm një ngjarje historike, meqenëse gjatë kësaj lufte janë të shpallura shumë ajete Kur’anore, si dhe sureja Enfal, e cila edhe gati se e tëra flet për ngjarjet e kësaj lufte. Lufta e Bedrit për muslimanët është gjithmonë një frymëzim i ri në shumë fusha të jetës së tyre por edhe të gjith njerëzimit. Përveq qasjes historike të kësaj ndodhie, më se e nevojshme është një qasje studioze nga më shum aspekte, si aspekti shoqëror, politik, ushtarak, sjellja me rrobërit të zënë në luftë, etika dhe sjellja e muslimanëve ndaj të tjerëve po qofshin ata edhe armiqt e tyre,  qëndrimi i muslimanëve pas përfundimit të betejës ku ata ishin falënderues ndaj Allahut pas fitores së arritur dhe nuk thirreshin në trimërinë e vet dhe shumë shumë aspekte të tjera. Për besimtarët muslimanë për secilin 17 ramazan duhet të rikujtohet çdo detaj i kësaj ngjarje me vlerë të madhe historike, jo vetëm për t’u mos harruar historia por për shkak të forcimit të besimit të besimtarit.  Allahu i Madhërishëm këtë luftë e quajti gazvetul-furkan (luftë e cila dalloj apo ndau të vërtetën nga e pavërteta), dhe luftë ku u mundën forcat idhujtarë të Mekes.

Lufta e Bedrit nuk pati ndikim vetëm te idhujtarët e Mekës, por kjo u reflektua edhe më gjërë, për të morri vesh i tërë Gadishulli Arabik.

Shembuj të paharruar të luftës së Bedrit

Ebu Hudhejfe b. Utbe Ibni Is’haku rrëfen nga Ibën Abbasi r.a. se Pejgamberi alejhi selam  u ka thënë shokëve të vet: “E di se shumë njerëz nga familja Benu Hashim në këtë betejë janë nisur kundër vullnetit të tyre. Ata nuk kanë pasur arsye të luftojnë kundër nesh. Kush prej jush e sheh ndonjërin prejtyre, le t’ia kursejë jetën. Kush e sheh Ebu-l-Buhtur b. Hashimin, le t’ia falë jetën. Kjo vlen edhe për Abbas b. AbdulMuttalibin. Ata janë marrë në luftë me dhunë.” Ebu Hudhejfe b. Utbe tha: “A mos vallë t’i vrasim baballarët tanë, djemtë tanë, vëllezërit dhe farefisin tonë, e t’ia kursejmë jetën Abbasit? Pasha Allahun, do t’ia heq kokën me shpatë.” Këto fjalë ia përcollën Pejgamberit alejhi selam e ky e pyeti Umer b. ElHattabin: “O Umer, a mos vallë ai do ta mbytë xhaxhain e Pejamberit me shpatë?” Umeri r.a. u përgjigj: “O Pejgamber i Allahut, më lejo që unë t’ia heq kokën me shpatë. Pasha Allahun, është bërë munafik.” Ebu Hudhejfe shpeshherë ka thënë: “Unë nuk jam i sigurt se imani im është në rregull pas asaj që kam thënë. Edhe tani frikësohem nga kjo, dhe do të kem frikë gjersa nuk shpaguhem tek Allahu. Doemos do të bëhem shehid. Ky është shpagimi im.” Dhe me të vërtetë ra shehid në betejën e Jemames.

Pastaj kemi një tjetër shembull në lidhje me El-Muxhdhir b. Zijad b. El-Belvi Ebu-l-Buhturi ka qenë i kursyer nga vrasja në Bedër, sepse ky më së tepërmi i ka ndihmuar Resulullahut në Mekë. Kurrë nuk i ka bërë ndonjë të keqe apo padrejtësi. Ka qenë njëri nga organizatorët për ndërprerjen e izolimit të muslimanëve nga ana e kurejshëve dhe për anulimin e kontratës mbi izolimin. (Asaj kontrate të cilën e ka brejtur krimbi, përveç emrit të Allahut). Megjithatë vdiq në Bedër. Kjo ndodhi kështu: El Muxhdhiri e takoi Ebu-l-Buhturin bashkë me një shok të tij në fushëbetejë. Që të dy luftonin kundër muslimanëve. El-Muxhdhiri iu drejtua: “O Eba Buhtur, Resulullahu na ka ndaluar të të vrasim.” “E shokun tim?” pyeti ky. “Jo, pasha Allahun, shokun tënd nuk do ta kursej.” Ebu-lBuhturi tha: “Atëherë, për Zotin!, të dy do të vdesim së bashku.” Pastaj luftuan mes tyre, e El-Muxhdhiri e mbyti Ebu-l-Buhturin.

Kemi shembullin tjetër që ka të bëj me një sahabi të dalluar, Abdu-r-Rahman b. Avfi ka qenë shok i mirë me Umejjeh b. Halefin para Islamit. Në ditën e Bedrit, Abdu-r-Rahmani kaloi pranë Umejjes i cili ishte me djalin e vet Aliun, duke e mbajtur për dore. Abdu-r-Rahmani ishte i ngarkuar me armët, të cilat i kishte zaptuar. Kur e pa Umejjen, e pyeti: “A kishe pasur më tepër dëshirë të më robërosh mua? Unë jam më i vlefshëm se ato armë, madje edhe më i vlefshëm se të gjitha armët të cilat i pashë sot këtu.” Pastaj vazhdoi: “A ju duhet qumështi?” (me këtë nënkuptohet: ai, i cili më robëron, do të shpengohem nga ai me deve, të cilat japin qumësht). Abdu-r-Rahmani i gjuajti armët (mburojat dhe parzmoret) dhe i robëroi këta dy (babë e djalë). Nektari i vulosur i Xhenetit 260 Abdu-r-Rahmani më vonë rrëfen: “Umejje b. Halefi më pyeti, ndërsa ecja mes tij dhe djalit të tij: “Kush është njeriu juaj, i dalluar me xhufkë të shtrenjtë puplash në gjoks?” U përgjigja: “Hamza, ai është Hamza b. Abdul-Muttalibi.” Ai tha: “Ky na ka shkatërruar.” Abdu-r-Rahmani rrëfen më tej: “Unë i përcillja këta dy, e Bilali e pa Umejjen me mua, ky është ai Bilali të cilin Umejja e kishte torturuar në Mekë, e i tha: “Kreu i jobesimtarisë, Umejjeh b. Halefi? Mua nuk më mbetet të shpëtoj nëse ai shpëton.” Unë e pyeta: “Ç’ke Bilal? Ky është robi im.” Bilali përsëriti: “Unë nuk kam shpëtim nëse ai mbetet gjallë.” I thashë: “Ç’jemi duke dëgjuar, o i biri i Sevdit?” Bilali përsëriti për të tretën herë: “Mua nuk më mbetet të shpëtoj nëse ky shpëton.” Pastaj thirri me tërë zërin: “O ensarë, o ndihmësit e Allahut, dijeni se kreu (prijësi) i jobesimtarisë është Umejje b. Halefi dhe nëse ai mbetet gjallë unë nuk kam shpëtim.” Pastaj u mblodhën njerëzit rreth tyre nga të gjitha anët. Abdu-rRahmani rrëfen: “Na shtrënguan në rreth. Njëri prej tanëve e nxori shpatën dhe ia preu këmbën djalit të Umejjes. Ai u rrëzua përtokë, ndërsa Umejje klithi me klithmë çfarë kurrë nuk kam dëgjuar. I thashë: “Shpëto, por dije se nuk ke shpëtim. Pasha Allahun, nuk do të të hyjë në shërbim e tërë pasuria që ke.”

Shkaku i zbritjes së sures Enfal

Kur’ani për luftën e Bedrit  si dhe shkaqet e kësaj lufte, shpalli suren “Enfal” – “Plaçka e luftës”. Kjo sure është rrëfim i përkryer i Allahut të Madhërishëm i luftës në Bedrit, rrëfim i cili ndryshon nga rrëfimet e njerëzve. Allahu ua tërheq vërejtjen muslimanëve për të metat morale dhe për lavdërimet të cilat i kishin pasur si tipare të veta qysh më herët. Në këtë mënyrë ata janë ngritur në pikëpamje morale, edukative dhe shpirtërore. U tregon se u ka ndihmuar për të korrur sukses me ndihmën e melekëve, të cilët ne nuk i shohim. Allahu  e bën këtë në mënyrë që muslimanët të mos mburren dhe të mos mendojnë se ata vetë e kanë fituar luftën. Për këtë arsye duhet të kërkojnë mbështetje te Allahu, t’i nënshtrohen Atij dhe të jenë të dëgjueshëm ndaj Pejgamberit të Tij, e pastaj edhe vetë të përpiqen. Pastaj Allahu u flet në mënyrë të qartë për motivet dhe qëllimet fisnike të Resulullahut që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë luftë të tmerrshme dhe të rrezikshme, por edhe të dobishme dhe instruktive, për shkak të të cilave arrihet fitorja. Pastaj Allahu u drejtohet jobesimtarëve (mushrikëve/idhujtarëve) dhe munafikëve (hipokritëve), hebrenjve dhe robërve të luftës nga Bedri, bindshëm e me shembuj të mirë, me ideale e me fjalë të kuptueshme i këshillon të dorëzohen, t’i nënshtrohen dhe të pranojnë Islamin, me çka do të arrijë gjer tek e vërteta. Pastaj Allahu  u drejtohet muslimanëve dhe u flet për plaçkat e luftës, duke nxjerrë ligje, rregulla dhe zgjidhje për këtë çështje. Në këtë sure, Allahu  për të parën herë u shpall muslimanëve ligjet e luftës dhe të paqes, sidomos për këtë periudhë fushëveprimi të doktrinës (da’vetit) Islame, në qëllim që mënyra e luftës islame të dallohej nga mënyra e luftimit në periudhën paraislamike. Luftërat e muslimanëve duhet të jenë në shkallën më të lartë të etikës, kështu që bota të jetë e bindur se Islami nuk është teori e thjeshtë, apo vështrim i përciptë mbi botën, por ai praktikisht edukon ithtarët e vet në baza dhe parime në të cilat thirret. Kur’ani i ka konfirmuar paragrafët e ligjeve shtetërore dhe shoqërore, në mënyrë që me ndihmën e tyre të dallohen muslimanët, të cilët u përmbahen këtyre ligjeve nga ata të cilët u shmangen.

“Dhe kujtojeni (kohën) kur ishit pak në numër, ju konsideronin të dobët dhe kishit frikë se mos ju përlanin në Tokë; e Allahu ju strehoi (në Medinë) dhe ju përforcoi me ndihmën e Tij dhe ju furnizoi me ushqim të pastër që t’i bëheni mirënjohës.” (El-Enfal: 26).

 

Prof. Halime Ibrahimi-Shasivari

Paralelja e shtrirë e vajzave Tetovë

COMMENTS