Ramazani muaji i Pendimit dhe faljes

Ramazani muaji i Pendimit dhe faljes

Ramazani është muaji i Pendimit, I dhikrit dhe adhurimit të Allahut xh.sh në çdo çast dhe i shtimit të veprave të mira.Në të filloi zbritja e Kuranit fisnik,me të Muhamedi a.s u urdhërua nga Allahu që ti ftojë njerëzit në fenë e vërtetë -në Islam. Një prej vlerave më të mëdha dhe veçorive të Ramazanit gjithsesi se është rasti që ti kthehemi Zotit dhe të pendohemi për mëkatet tona.Në realitet ,kjo është mënyra më frytdhënëse për llogaritjen e vetvetes.Ky është muaji i mëshirës ,i faljes së gabimeve,I shpëtimit prej zjarit dhe I fitores për hyrje në xhenet.I lumtur është ai I cili e din këtë dhe shpejton ti afrohet Allahut me pendim dhe kthim me kërkim faljeje dhe keqardhje për atë që e ka bërë. Ramazani është koha më e mirë për shqyrtimin e jetës tonë dhe mënyrës së sjelljes.Gjatë këtij muaji dyert e pendimit janë të hapura,por çështja është se a dëshiron dikush të kalojë këto dyer dhe se a ka pendues të sinqertë të cilēt duan ta përmirësojnë jetēn e tyre.Allahu xh.sh në një ajet të Kuranit ju drejtohet robërve te Tij në këtë mënyrë:

Thuja :O robërit e Mi,të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj,mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut,pse vërtet,Allahu i falë të gjitha mëkatet Ai është që shumë falë dhe është mëshirues.Dhe kthehuni te Zoti i juaj dhe nënshtrojuni Atij para se tu vijë dënimi ,sepse atëherë nuk do të mund tju ndihmojë askush (Ez-Zumer:53-54).

Shiko se si Allahu u drejtohet me fjalët “o robërit e Mi” me qëllim që zemrat e tyre te zbuten dhe shpirtrat te gëzohen. Me të vërtetë muaji i Ramazanit është muaji i pendimit ,faljes dhe çlirimit te vetes nga zjarri I xhehenemit.Në këtë muaj në mënyrë optimale duhet të drejtohemi kah Allahu I Lartësuar.Ka dështuar ai i cili e arrin këtë muaj dhe nuk lirohet nga mëkatet.Në hadithin e Pejngamberit a.s thuhet:”Ka dështuar njeriu që e ka arritur Ramazanin dhe I ka kaluar pa falje të mëkateve .” Nuk duhet te harrojmë se si në këte muaj nata dhe dita sjellin shansin për falje të mëkateve dhe pēr përparim ne rrugēn drejt Allahut.

Pejgamberi a.s.ka thënë:Allahu xh,sh çdo natë i hap dyert e faljes për ata që kanë gabuar gjatë ditës.Kurse çdo ditë i hap dyert e faljes për ato që kanë gabuar gjatë natës”. A nuk e kemi obligim që në këtë muaj ti kthehemi me pendim më Bujarit i Cili gëzohet me pendimin tonë dhe I don ata që pendohen:انّ ا لله يحبّ التّوّٰبين و يحبّ المتطهّرين٢٢٢

Pa dyshim Allahu I do ata që pendohen fort (për gjunahet) dhe ata që pastrohen”(el -bekare:222).

Nga Pejngamberi a.s. transmetohen shumë thënie të cilat e përforcojnë rëndësinë e pendimit. Transmeton El-Egar Ibën Jesari r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:”O ju njerëz pendohuni tek Zoti juaj sepse unë i kërkoj Zotit falje 100 her në ditë”(Muslimi).  Nuk ka dyshim se mëkatet tona nuk mund të numërohen,mirëpo mëshira e Allahut është më e madhe dhe më e gjërë se gjithçka,madje më e gjërë se mëkatet tona.Gabimet tona janë të mëdha,por falja e Allahut është shumë mē e madhe .Lavdërimi i qoftë Allahut tē Lartësuar I Cili na falë kur ne gabojmë dhe I Cili na kthen në rrugën e drejtë kur devijojmë.Allahu i Lartësuar I jep edhe atij që mëkaton dhe Ai nuk ia ndalon furnizimin e Tij. Në Kuranin Famëlartë Allahu xh.sh thotë: و سارعوٓاالىٰ مغفرةٍ من ربّكم و جنّة عرضهاالسّمٰوٰتُ و الارضُ أُعدّتْ للمتّقينَ١٣٣الذينَ يُنفقونَ في السّرّآء و الضّرّآءِ والكاظمينَ الغيظَ والعافينَ عن الناّسِ واللهُ يحبّ المحسنينَ١٣٤والّذينَ إذا فعلوا فــٰحشةً أوْ ظلموٓا اأنفسهم ذكروالله فاْستغفرواْ لذُنُوبهم وَ من يغفرُالذُّنوبَ الاّاللهُ و لم يصرّواعلىٰ ما فعلوا و هم يعلمونَ١٣٥. “Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Zoti I juaj për në një xhenet,gjërësia e të Cilit është si gjërësia e qiejve dhe e tokës ,I përgaditur për të devotshmit.Të cilët japin kur janë në mirëqenie edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin,që u falin (të keqen)njerëzve,e Allahu I don bamirësit .Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë(mëkat) të shëmtuar ose I bëjnë zullum vetës së tyre,e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre e kush I falë mëkatet përveq Allahut? dhe që duke e ditur,nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (Ali Imran:133-135).  

Prej këtyre ajeteve po e vërejmë se si besimtarët e sinqertë nuk vazhdojnë në mëkatet që i bëjnë.Ata e pranojnë mëkatin që e bëjnë,por nuk kthehen më te ai ,por pendohen për shkak të tij dhe kërkojnë falje prej Allahut të Lartësuar. Në një Hadith Pejgamberi a .s ka thënë:” Të gjithë ju jeni mëkatarë,ndërsa mëkatari më i mirë është ai i cili pendohet”. Një herë tjetër ,Muhamedi a.s.u tha shokëve të Tij:Zoti gëzohet më shumë me pendimin e një robi,se sa gëzohet ndonjëri prej jush ,i gjendur në mes të shkretëtirës me deven e tij e cila mbart ushqim dhe ujin.Atë e e zë gjumi nën hijen e një peme,ndërkohë që deveja merr arratinë.Pasi zgjohet e kërkon gjatë derisa I humbet shpresa.Pastaj kthehet tek pema shtrihet dhe në një gjendje të këtillë të dëshpërimit,papritmas e sheh devenë e tij në afërsi të Tij dhe prej gëzimit të madh thotë:Zoti Im ,ti je robi Im,ndërsa un jam Zoti yt” gaboi nga gëzimi I madh .

Prej emrave të bukur të Allahut është edhe emri (Et-tevvab)Pendimpranuesi. Allahu është Ai I cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e vet dhe shlyen gabimet.Le të shohim disa shembuj nga Kurani Famëlartë :Allahu xh.sh për Ejubin a.s thotë: نِعْمَ الْعبدُ إنَّهُ أوّاَبٌ ٤٤ Sa rob shumë I mirë ishte ai dhe I kthyer te Zoti.(Sad-44). Për Davudin a.s thotë: اصبر علىٰ ماَ يقولُونَ واذكر عبدناَ داوُد ذالايد إنّه أوّاَبٌ ١٧ Ti duro ndaj asaj që thonë ata,dhe përkujto robin Tonë Davudin,të fuqishmin,vërtet ai gjithnjë drejtohej Allahut.(Sad-17). Gjithashtu për Sulejmanin a.s.thotë: وَ وَهَبناَ لداَوُدَ سُلَيمانَ نعمَ العبدُإنّه أوّابٌ ٣٠ Ne Davudit I falëm Sulejmanin,rob shumë I mirë dhe I kthyer nga Zoti.(Sad-30). Të kthyerit tek Zoti për tu pastruar nga mëkatet është rrugë e Pejngamberëve siç na bëjnë me dije ajetet Kuranore kështu që besimtari nuk ka pse të hezitoje nga kjo rrugë e bekuar. Nëse robi I drejtohet Allahut me pendim të sinqertë i bindur në mëshirën e Allahut dhe përpiqet në veprimin eveprave të mira në zemrën e tij depërton qetësia,hapen dyert e shpresës,e kthen vetëbesimin dhe mbulohet me mbulesën e Allahut. Allahu xh.sh. Pejngamberi a.s.por edhe Pejngamberët e tjerë gjatë historisë na e kanë treguar rrugën ose mënyrēn se si kemi mundësi ti drejtohemi Krijuesit për falje dhe udhëzim.Allahu xh.sh në Kuranin Famëlartë thotë:ياَ أيّهاَالّذينَ آمنوا توبُوا إلى اللهِ توبةً نصوحاً ٨ “O ju që keni besuar,pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë (Et-tahrimë:8).

Kështu sinqeriteti në pendim do të thotë :pastrimi dhe çlirimi I tij prej çdo lloj mashtrimi,mangësie apo kundërvajtje si dhe prezentimi I tij në formën më të plotë.Në anën tjetër edhe praktika e Pejngamberit a.s lë të Kuptosh se pendimi nuk duhet bërë vetëm me majë të gjuhës duke shqiptuar dy tri fjalë,por ajo është një veprim që duhet realizuar me vetëdije.Sikurse çdo ibadet tjetër edhe teubeja dhe istigfari duhet të bëhen me sinqeritet të plotë,dhe ështē shumë e rëndësishme që të mos hezitohet.Pejngamberi a.s ka thënë:”Nëse dikush bën ndonjë mëkat pastaj mer abdes bukur,çohet e fal dy rekatë namaz dhe kërkon falje nga Allahu ,Allahu me siguri do ta falë.”

Ata që janë të sinqertë me Allahun xh.sh ata janë të bindur se gjatë Ramazanit do tu falen mëkatet që I kanë bërë gjatë vitit,me përjashtim mëkateve të mëdha.Për këtë shkak,muaji i Ramazanit ështé periudha më frytdhënëse e rishqyrtimit,pastrimit të mëkateve dhe pendimit për të gjitha mëkatet.Mirëpo ,edhe pas gjithë kësaj ,shohim se ka shumë prej atyre që nuk kërkojnë falje prej Allahut.Mandej janë të shumtë ata që janë këmbëngulës në kryerjen e mëkateve.Në këtë mënyrë,ata zhyten thellë e më thellë dhe largohen prej dritës së rrugës së Allahut.Sikur vetëm për një çast të kishin menduar për madhështinë e thirjes së Allahut që të na falë,zemrat tona do të dridheshin para mëshirës së Mëshiruesit e cila nuk ka fund.Pejngamberi a.sshpesh ka tërhequr për dënimin e madh të atyre njerëzve të cilët e kalojnë Ramazanin,ndërsa në të nuk e arrijnë faljen dhe mëshirën e Tij.Ramazani është rast I jashtëzakonshëm.A nuk do ta shfrytëzosh këtë shans ?Në një hadith kudsij,Zoti thotë: “O biri I Ademit ,deri sa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga un falje,Unë do të fal!O biri I Ademit,qofshin mëkatet e tua deri në qiell ,nëse kërkon falje nga Unë,Unë do të fal!O biri I Ademit,nëse vjen të Unë me mëkate të mëdha sa toka,pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok(në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!”

Agjërues të dashur ,ky muaj është shansi ynë për falje , për mëshirë.Ditët e Ramazanit janë pasuri e madhe në duart tona.A nuk do ta shfrytëzojmë këtë dhuratë dhe këtë pasuri?Nëse pendohemi sinqerisht,shpirti jonë do të zgjohet dhe do të bëjë shumë vepra të mira të cilat do të na e zbukurojnë jetën.Për këtë shkak ,asnjë mëkat nuk duhet të konsiderohet i vogël,as që duhet tu dorëzohemi shpresave të gjata.Shumë njerëz që ishin me ne Ramazanin e kaluar dhe agjëruan me ne ,ata më nuk janë gjallë.Ata kanë shkuar të Zoti I tyre.Para Tij do të dalin veprat tona,për këtë duhet të bëjmë sa më shumë vepra të mira dhe pas vetes të lëmë gjurmë tē bamirësisë.Vërtetë kur do të pendohen njerëzit nëse jo gjatë muaj it të Ramazanit?Kur do ti kthehen Zotit nëse jo gjatë Ramazanit? O Allah na bën prej atyre që pendohen dhe kërkojn falje ,na udhëzo në rrugën e drejtë dhe na bën falenderues!

Prof: Hyrijete Gajni-Kadri

SHMI.Medreseja “Isa-Beu”paralelja e femrave Shkup,

 

 

COMMENTS