“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët”( El-Bekare, 155 ).
Koncepti i sprovës sa është koncept filozofik po aq është edhe koncept fetarë. Shoqëria para vetes e ka jetën si sprovë, këtë ne si besimtarë shumë mirë e kuptojmë dhe besojmë se kjo botë është botë e sprovës, bot e punës, bot e provimit, botë e testimit për atë edhe shpërblimi për veprimet tona në këtë botë është relative sepse jetojmë në botë relative, kurse besimtarët janë të bindur se ekziston edhe shpërblimi absolute, i cili shpërblim do të bëhet mbi bazën e rezultatit të marrë nga të vepruarit në këtë sprovë apo provim të kësaj bote të cilën e jetojmë.
Nuk ka dyshim se urdhrat dhe ndalesat e Allahut xh.sh janë për të mirën e njeriut. Çdo njeri i cili është i pastër prej barrierave të jashtme dhe paragjykimeve ai i afrohet fjalës hyjnore e sheh dhe e kupton këtë realitet.
Muaji i ramazanit është një sprovë që inxjerr në shesh shumë energji që ka njeriu brenda vetes sëtij, për të cilat energji si ka ditur se ekzistojnë brenda tij, përderisa erdhi agjërimi i cili i zbuloi ata energji.
Jemi të vetëdijshëm se Allahu fuqiplotë e di shumë mirë vetit pozitive dhe negative të njeriut, i di pikat e dobëta të tija për atëdisa gjëra ibëri edhe obligim,sepse nëpërmjet obligimit njeriu i nënshtrohet diç kafit dhe nxjerratë që se ka njohur më parë te vetja e tij.
Ajo që do ta ndihmonte njeriun që të qaset drejtë ndaj saj,dhe ta merr më të mirën e mundshmeprej sprovës është të kuptoj qëllimin apo filozofinë e vet sprovës.
Si një shembull shumë të qartë e kemi edhe rastin e krijimit të Ademit a.s. me Havan në njëxhen-net të përkohshëm apo ai i përhershmi, Allahu xh.sh. i paralajmëroi për njëpemë dhe ju tha mos ju afroheni asaj peme, por shejtani i mallkuar duke e ditur pikën e dobët të njeriut,i mashtroi duke ju thënë se pema të cilën ju është ndaluar që të hani është pema e pavdekshmërisë dhe pasurisë së pafundme. Që do të thotëse shejtani e dinte se cila ishte pika e dobët tek njeriu, pra njeriu në përgjithësi e do jetën që nuk ka fund dhe e do pushtetin dhe pasurinë që nuk ka fund. Pasi ranë në këtë mashtrim , dhe Allahu xh.sh. i nxori në tokë, duke ju premtuar se ju përsëri do të hyni në xhen-net por paraprakisht duhet të testoheni apo sprovoheni nëdynja, pra jeta e kësaj bote është njësprovë, provim, apo testim për të shkuar në botën tjetër. Dhe për atëxhen-neti që ne pretendojmë të shkojmë ka dy specifika aty ka pushtet pa fund dhe aty ka jetë pa fund. Përderisa ekziston te njeriu kjo ambicie padyshim që Zoti e di mirë këtë dhe për atë ja ka ofrua mundësinë për ta kërkua në këtë botë dhe për ta përgëzuar në botën tjetër – ahiret. Pa dyshim se Zoti e di shumë mirë se ku do të shkoj dhe kah do të shkoj njeriu, por fal drejtësisëabsolute të krijuesit, konkurrencësnëmes njerëzve dhe qetësisëshpirtërore, qënjeriu të jetë i qetë kur të del para Zotit, për të ju tregua vendi që do ta meritoj, sikur mos ta kishte sjellë Zoti në këtë botë, atëherë do tëishte një padrejtësi, Ai vet naka sjellë në këtë botë, naka sjellë të gjitha mjetet që duhet ti përdorim për të jetua, për atëvijmë në këtë botë pa asnjë gjë dhe dalim prej kësaj bote pa asnjë gjë materiale, por vetëm me vlerat e veprimeve tona.
Do të thotë kjo botëështë për ta testuar njeriun, sikur hyn në provim – testim, hynë pa asgjë dhe kur del nuk merr asgjë, thjesht merr rezultatin e provimit. Pra çdo gjë që ne si njerëz e përjetojmë, qoftë e keqe apo e mirë, shëndet apo sëmundje, pasuri apo varfëri, thjesht janë mjete me të cilat ne sprovohemi, nëse do të dimëti menaxhojmë mirë këta situata, ta kuptojmë mirë këtë provim, këtë sprovë që të bëjmë më të mirën e mundshme, dhe më pas të presim rezultatin më të mirë tëmundshëm.
Njeriu në jetë sprovohet apo testohet në mënyra të ndryshme, që nuk do të thotë se sprova për tëështë dënim, por ështëligji mëi natyrshëm i kësaj bote, sepse çdo kush që synon diçka më të mirë, një punë më të mirë, një sukses më të mirë, njeriu paraprakisht ështëipërgatitur në aspektin psikologjik që t’u nënshtrohet edhe sprovave që mund ti paraqiten, dhe kjo është e mira e gjithë kësaj, për atë lirisht mund të themi se sprova është dinamika e jetës, për atë edhe Zoti na solli në këtë botë, që nëpërmjet sprovave tëarrijmë grada më të larta në këtë botë, po ashtu edhe në botën tjetër.
Më e pa logjikshme do të ishte për njeriun që të mos hyn në provim, duke thënë se kjo paska qenë caktim për mua, apo të pajtohet me të gjitha rrethanat qëi ofrohen duke mos u mundua që ta ndryshoj gjendjen. Kjo kategori e njerëzve historikisht kanë mbetur gjithmonëjashtë kohës ku ata jetojnë, dhe nuk kanë mundësi tëzhvillohen asnjëherë, një veprim qëështëi pa pranueshëm edhe sipas parimeve Islame. Njerëzit që e kuptojnë se janë krijuar për tu sprovuar, i nënshtrohen sprovës dhe bëjnë më të mirën e mundshme për ta tejkaluar atë, ata marrin rezultate të mira edhe në këtë botë por edhe në botën tjetër. Në jetë kemi shumë raste të sprovave, si p.sh. edhe sëmundjaështë njësprovë, të sprovohesh më njësëmundjeështë ligj natyrorë, ku besimtari mysliman e pranon si një caktim i Zotit, pajtohet me të por orvatet që të shërohet nga ajo sëmundje, por të pajtohesh me të duke mos kërkuar shërim, ilaçin është e pa logjikshme. Që do të thotë të pranosh sprovën, sëmundjenështë diçka tjetër kurse të kërkosh shërimin – ilaçin për tu shëruar është diçka tjetër. Synimi për të gjetur zgjidhjen apo shërimin është obligim fetarë, dhe një njeri që kërkon zgjidhje pa dyshim se Allahu xh.sh. do t’ia hap dyert e zgjidhjes apo të themi mëshirës.
Edhe agjërimi është një lloj sprove apo testi, qërealishtështë për të mirën e njeriut, Allahu fuqiplotë dëshiron që njeriu tëarrij në grada më të larta, kuptohet nërrethana normale apo në kushte rehatie.Për atë edhe njeriu ështëi angazhuar me disa obligime gjatëtërëjetës së tij, si me namaz, zeqat, agjërim etj. Në praktikën e këtyre obligimeve rrol të rëndësishëm ka nijeti – vendosmëria, në momentin kur njeriu vendos për diçka, e bën nijet të realizoj një obligim, në të njëjtën kohë zemra i urdhëron të gjitha gjymtyrët të përgatiten për realizimin e atij obligimi. Për atë edhe nijeti – vendosmëria është njëri nga kushtet themelore për realizmin e detyrave – obligimeve. Që do të thotë në momentin kur njeriu ka vendosur ti nënshtrohet sprovës atëherë aie shijon ëmbëlsinë e atij obligimi.
Agjërimi i muajit të Ramazanit si obligim, nxjerr në pah shumë elemente që ka njeriu brenda vetes, këtëndjesi mundë ta shpreh në mënyrë simbolike vetëm ai i cili e provon, e them simbolike për atë se gjërat të cilat përjetohen nuk kanë mundësi të përshkruhen.
Ështëshumë e vërtet se Allahu fuqiplotë, besimtarët i sprovon sipas mundësive tëtyre, kjo është e cekur shumë qartë në Kuranin famë lartë, “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të veta” El-Bekare 286
Kurse sa i përket obligueshmërisë dhe mundësisë së kryerjes së agjërimit Allahu i lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar u është bërë obligim agjërimi ashtu sikur ishte obligim edhe për të tjerët para juve, kështu që të bëheni të devotshëm “Ata të cilët mund të agjërojnë, por agjërimi i dobëson tej mase dhe i bënë të paaftë (dhe nuk kanë shpresë të shërohen, mos të agjërojnë), le të ushqejnë një të varfër (le të paguajnë fidje), dhe kush është i sëmurë apo në udhëtim (dhe nuk mund të agjërojë), le të agjërojë po aq ditë më vonë” (ElBekare: 183-184-185 ).
Ajetet e lartpërmendura e sqarojnëshumë qartë se cilët kategori të njerëzve e kanë obligim kryerjen e këtij obligimi dhe cilët janë kategoritë e njerëzve që nuk e kanë të obliguar që t’i nënshtrohen këtij obligimi apo kësaj sprove, pasiqë agjërimi i muajit të ramazanit është një obligim edhe shpirtërorë po edhe fizik.
Nga sprovat e kësaj bote nuk ka mundësi të shmanget asnjë njeri, po bile edhe të dërguarit e Allahut xh.sh. të cilët janë modeletë njerëzimit, pra pejgamberëtjanë modeli më i mirëedhe i sjelljes po edhe i qasjes ndaj sprovave, nëse e lexojmë historinë e ndonjëpejgamberi lirishtë mund të themi se ajo është një sprovë e caktuar për të mirë dhe sprovëpër të keqe. Sa për ilustrim e kemi sprovën e Sulejmanita.s. i cili kishte pushtet mbi të gjitha krijesat, por ishte sprovë për të mirë, një rast kur po kalonte me ushtrinë e tijë, njëmilingonë i lajmëroi milingonat tjera se po vjen Sulejmania.s. dhe do të na dëmton, këtë e dëgjoi Sulejmania.s. dhe e falënderoi Zotin për mundësin qëi’a kishte dhënë, por ai e kuptonte se është në sprovë, për atë edhe ishte i vetëdijshëm duke qenëfalënderues dhe i kujdesur.
“Deri atëherëkurarritënmbiluginën e milingonave, njëmilingonëtha: “O jumilingona, hyninëvendettuajaqëtëmos u copëtojëSulejmanidheushtria e tij duke mosjuvërejtur.” (En – Neml, 18)
E kemi rastin e Ejubita.s. i cili ishte pejgamberi më i sprovuar me shëndetin e tij, por e dinte qëështë në sprovë, nuk e pengoi që të lutet drejt Allahut fuqiplotë për shërim, pra ë kërkoi shërimin, apo ilaçin për të dal prej asaj gjendjeje.
Historia më e bukur është historia e Jusufita.s. i cili përjetoi sprovë pas sprove, duke fillua nga kurthi që i përgatitet nga vëllezërit e tij, shitjes në treg, shërbëtorë në saraj, pastaj këshilltar i mbretit, më pas ministër, sprovë nga të gjitha rrethanat. Po ai e dinte shumë mirë se në të gjitha këta situatat ai është në provim-sprovë, kur ishte për të duruar duronte, kur ishte për të vepruar vepronte. Dhe thuhet se kur është emërua si ministër i thesareve, ai një dit ka ngrënë një dit ka agjërua, për të ditur edhe hallin e nevojtarit.
Për atë Allahu xh.sh. në Kuranin famë lartë ka cekur shumëshembuj nga e kaluara e popujve të më hershëm po edhe përjetimet e pejgamberëve, për të na lajmërua se edhe ne si njerëz ka mundësi t’i përjetojmë të njëjtat sprova, apo të njëjtat përjetime, por në situata tjera dhe në mënyra tjera, për atë edhe Allahu xh.sh. në Kuran thotë:
“…Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini” (El-Bekare, 216).
Për besimtarët e sinqertëështë e kërkuar që tëbëjnë atë që duhet dhe jo atë që duan, ta shfletojë të kaluarën e tyre, të shohingabimet e tyredhe të kërkoj falje nga Zoti për të gjitha lëshimet gjatë jetës tyre. Ti përkushtohen ushqimit shpirtëror, ti rikthehen traditës se gjyshërve e stërgjyshërve të tyre, të cilët shëndetin dhe kohën e lirë e kanë shfrytëzuar duke ndihmuar familjen, duke u kujdesur për nevojat e përditshme dhe duke mos e ngarkuar veten e tyre me gjëra që nuk ju interesojnë dhe janë të padobishme. Vetëm kështu, do të kemi më pak preokupime të panevojshme, më shumë ngrohtësi familjare dhe më tepër kontribut dhe angazhim shoqëror, për ate edhe Pejgamberinënjë hadith thotë: “ agjërimiështëmburojë. Kur dikushprejjushtëjetë duke agjëruar le tëmosfolëfjalëtëliga e as tëpërleshet. Nësedikushtjetëribënnjëgjëtëtillë le tëthotë: unë jam duke agjëruar”.
Prof. AbideEminMemeti
SHMI “Medreseja Isa Beu” Paralelja e vajzave Tetovë
COMMENTS