SHMI ”Medreseja Isa Beu” – Paralelja e femrave në Shkup, sot me datë 05/04/2018, në ambientet e Kompleksit Kapan An, organizoi ekspozitën tradicionale “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë shkollë.
Këtë manifestim e parapriu një program i begatë me ilahi dhe poezi të përkushtuara Pejgamberit a.s. Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin:Kreu më i lartë i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman Rexhepi, Drejtori i SHMI ”Medreseja Isa Beu”, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Qenan ef. Ismaili ,Kordinatori i Muftinisë së Manastirit Amit ef. Rasimi , Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së R. Turqisë z. Murat Alkan ,Kryetari I shoqatës Kosova-Shkup nga Bursa .Rexhep Gyndiz.Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit të BFI, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit të Vakfit Kordinatori i Medreses në Tetovë Prof. Beqir ef. Memeti si dhe shumë mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.
Në fillim të pranishmit i përshëndeti Koordinatorja e Paraleles së Shtrirë të femrave në Medresenë Isa Beu, Mr. Nurtene Shehu Saqipi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe më pas i informoi të pranishmit rreth ecurisë së zhvillimit të procesit edukativo-arsimor si dhe aktiviteteve të lira në këtë paralele.
Më pas, fjalë përshëndetëse kishte Drejtori i përgjithshëm i SHMI “Medreseja Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi i cili theksoi : ‘’ Një ndër manifestimet e rradhës që rumbullakson aktivitetet e gjithmbarshme të medresanteve tona është edhe ky organizim I punës së dorës i emruar ‘’Dora e artë ‘’. Ky manifestim dhe organizim ka një domethënie të dyfishtë dhe realizon 2 qëllime. E para nxit kreativitetin dhe inovacionet në këtë fushë që si traditë është shumë e lashtë te pipulli ynë dhe e dyta tregon se Medresantet tona janë ata që në mënyrë programore e ushqejnë dhe e risin traditën popullore muslimane në sferën e punës së dorës .
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Myftiu i Shkupit Qenan ef. Ismaili i cili I përshëndeti të pranishmit dhe tha se Muftinia e Shkupit do të jetë në krahun e medresanteve atëherë kur ato do të kenë nevoje ti përkrahim në aktivitete të tilla të dobishme pasqyrë të Islamit dhe në fund nxënseve të medresesë Isa Beu u uroi suksese t metutjeshme.
Fjalën e rastit e kishte e kishte Kryteri I BFI-së Reisul Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi I cili përshëndeti të pranishmit dhe tha kam knaqësinë sot që të jem në këtë aktivitet të organizuar nga Medreseja Isa Beu – Paralelja e femrave Shkup ,në këta ekspozita që I organizojn medreseja në Shkup , Tetovë apo Gostivar kjo dëshmon që ne jemi në popull që e duam kulturën , jetojmë me të kultivojme artet e bukura ndërsa njerzit e jo të edukuar nuk kanë kohë të miren me këtë punë .
Është e vërtet dhe një dëshmi se këtu për c’do vjet ngritet zëri dhe demostrohet kultura jonë demostrohen të bukurat tona , jemi popull me kulturë jemi popull me fe dhe me histori , kjo pra është një knaqësi që së paku 1 vjet të shihemi të knaqemi në një atmosferë me ambient të këtille, duhet të theskoj se Muhamedi a.s ka thënë se ‘’All-llahu është I Bukur dhe e don të bukurën prandaj këtë eskpoziturë të sodit që do tkemi rast ta shohim ajo është puna e dorës së artë ,andaj une këtë ‘’Dorën e Artë’’ e pëshendes nga zemra dhe shpirti iu uroj sukses , përparim në këtë drejtim dhe falemderoj posaçërisht pedagoget , mësimdhënëset e kësaj medreseje që kontribojnë në dhënien e edukatës dhe dijes tek gjeneratat e reja…
Programi vazhdoi me Ilahi në gjuhën shqipe, arabe, turke dhe boshnjake si dhe recital të përgatitur nga vetë nxënëset e kësaj paraleleje. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për disa nga të pranishmit u ndanë dhurata simbolike për: Kryetarin e BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman Rexhepi, Drejtorin e SHMI ”Medreseja Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi, Muftiun i Muftinisë së Shkupit Qenan ef. Ismaili ,Kordinatorin i Muftinisë së Manastirit Amit ef. Rasimi , Atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës së R. Turqisë z. Murat Alkan , dhe Kryetarin e shoqatës Kosova-Shkup nga Bursa .Rexhep Gyndiz.
Dhe në fund të pranishmit patën mundësi që ta shohin ekspozitën e nxënseve si dhe të gostiten me ushqime tradicionale dhe pije freskuese të përgatitura nga vajzat e kësaj paraleleje.
COMMENTS