Arsimimi i ndërgjegjshëm

Arsimimi i ndërgjegjshëm

Arsimimi është një vlerë universale e shoqërisë njerëzore. Mësimi dhe edukata u zhvilluan së bashku me lindjen dhe zhvillimin e njeriut. Edukimi dhe shkollimi është baza për zhvillimin e personalitetit të femijve, e kjo është dhurata më e çmuar për ta (fëmijët).
Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Dhurata më e mirë që një baba (apo nje nene) mund t’i dhurojë pasardhësit të tij, është dhënia e një edukate të mirë“. Ai (a.s.), gjithashtu, thotë: “Mesoni femijet tuaj, edukoni mire dhe arsimoni mire“

Nën dritën e këtij hadithi është e qartë se prindërit nuk janë përgjegjës vetëm për edukimin fizik (shëndetësor) të fëmijëve, por gjithashtu janë përgjegjës edhe për ngritjen morale e shpirtërore të tyre. E për rrjedhojë, një edukim i cekët nuk është i mjaftueshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Familja e shendoshe eshte thelbi i shoqerise se shendoshe. Eshte me rendesi te veçante qe para se te flasim mbi arsimimin ne shkolla dhe universitete te dime se edukata familjare nga rrjedh femija eshte baza kryesore e zhvillimit te metejshem te shoqerise. Disa njerëz, e konceptojnë edukimin e fëmijëve si përfitim të vetë prindërve në radhë të parë. Duke i edukuar fëmijët me edukatë të mirë, ata mendojnë, se të parët që përfitojnë, janë prindërit e këtyre fëmijëve.

Edukimi i mirë i fëmijëve, ndikon drejtpërdrejt në formimin e shëndoshë të shoqërisë. Një fëmijë i mirë edukuar, është i suksesshëm në shkollë, i suksesshëm në punë, i shërben zhvillimit të vendit. Kjo, pasi këto vlera edukative dhe shoqërore i ka mësuar në familje dhe tashmë është koha ti vërë në jetë.

Duke qenë se fëmija është mirë edukuar, tek ai shtohet dëshira dhe pasioni për t’u ngritur dhe për të korrur suksese sa më të mëdha.
Një nga dobitë e edukatës së mirë tek fëmijët, është se fëmija mësohet të ndërhyjë dhe korrigjojë të metat, që sheh në shoqërinë ku jeton.
Edukata e mirë i përngjan farës, të cilën e mbulojmë me dhe` për të mbirë. Sa më mirë të mbulohet, sa më shumë të kujdesemi, ta vadisim dhe prashitim, aq më e fortë do të dalë bima. Edhe fëmija, sa më mirë që ta edukojmë, aq më i fortë dhe i dobishëm do të jetë për shoqërinë.
Veç sa përmendëm, edukimi i fëmijëve përbën një nga kriteret e zhvillimit dhe përparimit të një kombi. Ata kombe, të cilët sot janë të përparuar dhe të zhvilluar, e kanë arritur këtë me anë të edukimit të brezave ndër vite.

Një edukatë e shëndoshë, e ndihmon dhe e mëson fëmijën, që të respektojë të drejtat e të tjerëve, të mos i shtypë dhe të mos u bëjë atyre padrejtësi. Padyshim që diçka të tillë fëmija e mëson në familje.

Një edukatë e shëndoshë, e mëson fëmijën edhe të sakrifikojë për individët e shoqërisë. Një njeri i tillë, e gjen gjithmonë në shërbim të njerëzve, i ndihmon, i përkrah moralisht dhe materialisht.

Një edukatë e shëndoshë, e bën fëmijën të gjykojë drejt në marrëdhëniet që ndërton me të tjerët. Një edukim i mirë dhe i suksesshëm, na garanton një rini dhe më pas një jetë bashkëshortore të suksesshme.

Madje edhe për figurat me ndikim në historinë botërore dhe atë islame, do të zbulojmë që gjenialiteti i tyre buron nga një fëmijëri e mbarë. Do të gjejmë se edukata që kanë marrë që në vegjëli, ka qenë e veçantë dhe e shëndoshë.

Vetë Muhamedi a.s i kërkonte mbrojtje Zotit të Madhëruar nga dembelizmi dhe plogështia. Një fëmijë i edukuar me dëshirën për punën, aktivitetin, prodhimin etj… do të shndërrohet nga një i papunë, në një të punësuar, nga një i plogësht dhe dembel, në një aktiv, nga një që pret nga të tjerët në një produktiv. Të gjithë këto vlera dhe virtyte, fëmija i mëson dhe përfton në shtëpi dhe familje. Në familje, fëmija mëson si ti shfrytëzojë rastet dhe si ti investojë aftësitë e tij.

Gjatë Kalifatit të Umer ibnul Hattabit (r.a), një baba erdhi tek Umeri dhe iu ankua, se djali i tij nuk e respektonte dhe sillej në mënyrë jo te mire me të. Umeri menjehre e thiri djalin.

Kur djali erdhi, Umeri i tha që babai ishte ankuar për sjelljet e tij. Djali i tha: ”O Prijës i besimtarëve! Si u ankoka babai, ndërkohë që i ka shkelur me këmbë të gjithë të drejtat e mia?! Kur linda, babai më vuri një emër jo të mirë. Ai nuk më ka mësuar asnjë pjesë nga Kurani famëlartë dhe kur u martova më zgjodhi një grua të papërshtatshme…”
Atëherë Umeri iu drejtua babait dhe i tha: ”Je sjellë padrejtësisht me djalin, para se ai të sillet padrejtësisht me ty”
Prandaj kerkohet nga ne si prinder qe shoqerise ti ofrojme femije te edukuar mire qe ne cdo stad te jetës se tyre te jene shembullore.
Dituria dhe injoranca jane dy skaje te kunderta per njeriun. Dija ne Islam lavderohet dhe nxitet kurse padituria dhe injoranca qortohet dhe luftohet.

Thote Allahu i Madherishem:
قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ﴾ [الزمر: 9] )

Thuaj: “A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?” [Zumer: 9].

Me te drejte eshte thene: “I dituri edhe në shkretëtirë e gjen ujin, Injoranti edhe afër lumit vdes nga eshtja”
Kërkimi i diturisë ne Islam sipas shpalljes Islame renditet madje edhe para besimit (Imanit). Keshtu qe ajeti i pare kuranor fillon me “lexo, mëso” e jo “beso”. Ne pa mesim lexim nuk do te kuptonim as obligimet tjera fetare si Namazi, Agjërimi, Zekati, etj. Me lexim perfitojme dije. Dija është dritë me të cilën robi ndriçohet dhe mëson si të adhurojë Zotin e tij dhe si të sillet me robët e Zotit të tij.
Allahu i ngre dijetarët në botën tjetër dhe në këtë botë. Ai thotë: “Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituria. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (Muxhadele 11)

Pejgamberi (a.s.) ka thënë:”Katër personave do t’u shkojë shpërblimi (për veprat e mira) edhe pas vdekjes së tyre e njeri prej tyre eshte:
„Ai apo ajo që dijen e fituar ua transmeton të tjerëve, shpërblimi do ti shkojë derisa të vazhdojë ajo dije.“
Dija është trashëgimia e lënë nga Pejgamberët, të cilët nuk kanë lënë trashëgimi ar apo argjend, por kanë lënë dijen. Ndaj kush merr nga ajo, ai ka fituar pasuri të madhe nga trashëgimia e Pejgamberëve.

Dija qe marrim eshte pasuria me e madhe qe kemi sepse ajo mbetet ndërsa pasuria materiale zhduket. Nese psh shfletojme librin “100 personalitete shqiptare të kulturës islame“ do te shohim se ata personalitete nuk permenden sot per pasurine e tyre por per dijen dhe kontributin qe dhane ne fushen e arsimit dhe ngritjes fetare e kombetare.
Thote Aliu r.a.: “Dituria është më e vlefshme se pasuria. Dituria të ruan, ndërsa pasurinë duhet ta ruash. Dituria është gjykatës, ndërsa pasuria është e gjykuar. Mbledhësit e pasurisë kanë vdekur, ndërsa mledhësit e diturisë mbesin gjithmonë. Sytë e tyre mungojnë, ndërsa personaliteti i tyre jeton në zemrat e njerëzve”.

Dija është rruga për në xhenet, sic thote Pejgamberi a.s.: “Kushdo që ndjek një rrugë për të kërkuar dijen, Allahu i lehtëson me këtë gjë një rrugë për në xhenet”

Muhamedi a.s. na ka urdheruar duke thene: „Kerkimi i diturise eshte obligim i cdo muslimani e muslimanjeje“ e ne vazhdimesi duke porositur shperndarjen e diturise dhe arsimin e te tjereve ne ate menyre saqe vet Pejgamberi a.s. ka ndaluar dhe ka qertuar qe i dituri te mbaje te fshehur diturine e tij. Pra, feja jone dijen e ngre larte dhe e konsideron shok te perjetshem te njeriut dhe injorancen si armik te perjetshem te tij. Injorancen duhet ta zhdukim në mjedisin tonë e në shoqëri, edhe ate duke e arsimuar veten dhe gjeneratat e ardhshme. Kete e kemi urdher te gjithe ne si prind, mesues, dhe shoqeri. Mashkull apo femer, ne fshat apo qytet sepse cdo gjeneratë, çdo bashkësi dhe çdo popull do te mbaj pergjegjesi para Krijuesit per kontributin dhe zhvillimin e dhene ne shoqeri.

Nga urdheri kuranor dhe fjalet e Muhamedit a.s. per kërkimin e diturisë dhe percjelljen e saj me tutje gjeneratave te reja, mund të kuptojmë se arsimimi është privilegj i gruas, ashtu sic eshte edhe i burrit.

Nga ana tjeter mundi për të fituar dituri është sakrificë që shpërblehet pa masë nga ana e Zotit xh.sh. Ne Kuran thuhet:
“Me të vërtetë, All-llahun, nga robët e Tij, më shumë a kanë frikë të diturit”. (El-Fatir, 28)
ndersa Muhamedi a.s. thote: “Vdekja e një fisi të tërë është më pak e keqe se vdekja e një dijetari.”
“Respektoni të diturit, sepse ata e vazhdojnë misionin e të dërguarve të Zotit. Kush i respekton ata, ai ka respektuar All-llahun dhe të dërguarin e Tij”.

Prindi duhet të kuptojë që përgjegjësia për ecurinë e nxënësit në shkollë nuk i takon vetëm shkollës. Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rolin e tij, sidomos për mbështetjen emocionale dhe materiale të fëmijës së tij.

Në qoftë se klima e raporteve prind – nxënës nuk është e mirë, është e padiskutueshme që tensionin e brendshëm nxënësi do ta shkarkojë jashtë familjes, në shkollë ose në shoqëri. Prandaj, sigurimi vetëm i kushteve materiale nuk është çelësi i suksesit në shkollë.

Ne nuk mund te akuzojme institucionin e shkolles nese ne si prind nuk angazhohemi me femijet tane.
Sigurisht qe shkolla dhe mesuesit kane obligimin paresor ne dhenien e dijes dhe edukates por ata nuk mund te akuzohen nga prinderit per shkak te mossuksesit te femijve te tyre ne qofte se ata nuk vendojne nje rregull dhe orar te pershtatshem per femijen se kur duhet fjetur, kur duhet zgjuar, kur duhet argetuar dhe kur duhet mesuar. Kete orar per femijen ne shtepi nuk e ben mesuesi por e bejme ne si prinder.
Prindi duhet të respektojë origjinalitetin e fëmijës së tij dhe të mos e trysnojë për t’i përngjarë në sukses dhe për të mos i përngjarë në dështimet e tij. Fëmija duhet ndihmuar për të realizuar vetveten dhe potencialet e tij përmes modeleve pozitive dhe nuk ka model më pozitiv sesa modeli familjar.

Shkolla duhet të jetë si një familje e madhe, ku të gjithë nxënësit të promovohen njëlloj.Ajo duhet të zbulojë kapacitete dhe merita, aty ku duket se nuk ekziston asgjë.
Pra nje mesues (profesor) gjate ores se mesimit nuk jep vetem informacione por edhe ne nje menyre edukon dhe perpiqet te zbuloje talentet tek nxenesit e tij dhe kete mandej e diskuton edhe me prinderit e nxenesit qe se bashku te arrine tek maksimumi i suksesit te femija -nxenesi e qe si rrjedhoje do te ndihmonte shume ne perzgjedhjen e drejtimit universitar te ketij femije.
Muhammedi a.s. thote:
كُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْؤول عَنْ رَعِيَّتِهِ
“Cdo njeri eshte bari (mbrojtes, pergjegjes) dhe çdonjeri do pyetet per kopene e tij”
Pra, cdonjeri prej nesh do te pergjigjet para Allahut xh.sh. per punen qe ben dhe menyren si e kryen ate.
Per te pasur arsim te ndergjegjshem dhe nxenes te suksesshem duhen:
– Prindër të përgjegjshëm dhe
– Mesues te pergjegjshem
Prindi ka per obligim te fus dashurine e mesuesit te femija dhe ta bind ate se ata (mesuesit) jane si prinderit e dyte te tyre.
Kurse mesuesi ka per obligim qe ta mbaje kete pergjegjesi dhe besim qe shprehin prindi dhe nxenesi tek ai apo ajo mesuese. Ne kete menyre do te fitonim ate qe me gati se humbet cdo dite ne shoqerine tone, besimin e femijes apo nxenesit.

Mësuesi ndaj nxënësit të tij duhet te kete respekt e dashuri dhe ndaj tyre të sillet sikurse ndaj fëmijëve të tij.
Pejgamberi s.a.v.s. ishte ne rolin e mesuesit dhe na mesoi se si ne si mesues a profesor te sillemi ndaj nxenesve apo stundenteve tane. Ai ne nje Hadith ka thënë:
“Marrëdhënia ime ndaj jush është sikur marrëdhënia e prindit ndaj fëmijëve të tij”
b Ne anen tjeter ne nuk arrijme ndonje rezulatat pozitiv nese perpiqemi te fajesojme njeri-tjetrin, sic behet ne kohet tona ku prindi fajeson mesuesin per mossuksesin e femijes dhe mesuesi fajeson prindin per mos angazhimin e prindit. Ketu fajin e mbajme te gjithe dhe per kete arsye themi le te fitojme besimin e femijes apo nxenesit dhe do te arrijme suksese.
Mbi të gjitha, stafi akademik i një shkolle dhe prindi nga ana tjeter duhet të bëjnë të pamundurën që askush të mos dalë prej shkolle, i paedukuar dhe i paqytetëruar.
Nder pikat me te shquara te arsimit islam eshte rinovimi për të përballuar kërkesat e moshës dhe nevojat e shoqerise në çdo kohë dhe vend.
Islami me fjale tjera njeh dhe nxit evulimin e shkences dhe perparimin e saj dhe refuzon qe muslimani e muslimanja te jene ndjekes te verber duke mos perdorur logjiken e shendoshe ne perparim dhe ngritje edukative e shkecore.
Thote Pejgamberi a.s. :“ behuni te vetedijshem e te logjikshem dhe jo transmetues te verber“ (Kejlani 198,48).
Aliu r.a. thote: „ Mesojuni femijve tuaj ndryshe nga qe ju keni mesuar dhe dini sepse ata kane lindur ne kohen tjeter te kohes suaj“

Pra, perkushtimi dhe sinqeriteti ne pune eshte detyrim fetar dhe nese punohet ne baze te ketij detyrimi rezultatet neper institucionet tona edukative do te ishin shume me pozitive.

إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ

„ Me te vertet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli derisa ata te ndryshojne veten e tyre“ (Rrad 11)
Ky parim kuranor nuk permend ndryshimin si fenomen qe duhet pritur ta filloje dikush tjeter, por çdonjeri duke u nisur nga vetvetja. Po te pyesish njerezit a e doni permiresimin (ndryshimin) cdonjeri thote po e duam, e po te pyesish se kush don te ndryshoje (permiresohet) ulin kokat e tyre duke aluduar se ndryshimi duhet te vije nga tjetri e jo nga vetja e tyre, e qe ne fakt eshte gabim.

Said ibnu Xhubejr thotë: “Njeriu është dijetar, përderisa vazhdon të mësojë, ndërsa kur të braktisë mësimin me arsyetimin se i mjafton ajo që ka mësuar, është më injoranti”.

MR. Hatixhe I. Iseni
SHMI “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave – Gostivar

COMMENTS