• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Biologji

Biologji

Lëndë obligative · Viti I & II
  • 2 orë në javë
  • 2 vite
  • Citologji, Gjenetikë & Ekologji
  • Anatomi & Fiziologji

Lënda e Biologjisë përfshin studimin e organizmave të gjallë nga niveli qelizor, gjenetik dhe ekologjik në vitin e parë, deri te anatomia, fiziologjia e detajuar e trupit të njeriut dhe zhvillimi individual në vitin e dytë.

Plan-programi sipas viteve

Viti I
Biologjia e Përgjithshme

Hyrje në Biologji

  • Objekti, ndarja dhe rëndësia e biologjisë si shkencë

Njohuri nga Citologjia

  • Hyrje në citologji
  • Përbërja kimike e qelizës
  • Ndërtimi i qelizës
  • Ndarja e qelizës
  • Metabolizmi i qelizës

Organizmi si Tërësi Unike

  • Indet te bimët
  • Indet shtazore
  • Organet vegjetative te bimët

Shumimi dhe Zhvillimi i Organizmit

  • Shumimi joseksual
  • Shumimi seksual te bimët dhe zhvillimi te bimët
  • Shumimi seksual te shtazët dhe zhvillimi te shtazët

Gjenetikë

  • Faktorët materialë të trashëgimisë
  • Informacioni gjenetik
  • Mekanizmat e trashëgimisë
  • Shkaktarët e ndryshimeve trashëguese
  • Sëmundjet trashëguese te njeriu
  • Inxhinieringu gjenetik

Ekologji

  • Mjedisi jetësor dhe faktorët ekologjikë
  • Nivelet e integrimeve në ekologji
  • Aktiviteti i njeriut në biosferë (Ndotja e mjedisit)

Bioteknologjia

  • Roli i mikroorganizmave për bioteknologji
  • Të arriturat e bioteknologjisë dhe perspektiva e saj
  • Biologjia dhe teknika
Teksti: Biologjia për vitin e parë të shkollave të mesme
Viti II
Anatomi & Fiziologji e Njeriut

Hyrje

  • Ndërtimi i shkallëshkallshëm i trupit të njeriut

Sistemi Lokomotiv

  • Sistemi eshtëror (Osteologji):
    • Funksionet e sistemit eshtëror
    • Ndërtimi i eshtrave dhe ndarja e tyre (eshtrat e kokës, trupit, gjymtyrëve)
    • Dhëmbët (dentes)
    • Kujdesi dhe sëmundjet e eshtrave
  • Sistemi muskulor (Miologji):
    • Funksionet, ndërtimi, ndarja dhe emërtimi i muskujve
    • Vetitë, puna, lodhja dhe çlodhja (pushimi) i muskujve

Sistemi Nervor

  • Tipet e sistemit nervor dhe sistemi nervor te njeriu (funksionet, ndërtimi, ndarja)
  • Sistemi nervor qendror (SNQ):
    • Palca kurrizore (Medulla spinalis)
    • Truri (Encephalon): Truri i vogël (Cerebellum) dhe Truri i madh (Cerebrum, Telencephalon) me funksionet e tij
  • Sistemi nervor periferik (SNP):
    • Nervat cerebrospinalë (nervat e kokës — Nervi craniales dhe nervat e shpinës — Nervi spinales)
    • Nervat e sistemit nervor vegjetativ
  • Kujdesi dhe sëmundjet e sistemit nervor

Organet Ndijore

  • Njohuri të përgjithshme
  • Shqisa e të parit (syri): Fiziologjia, të metat, kujdesi dhe sëmundjet e syrit
  • Shqisa për dëgjim dhe drejtpeshim: Fiziologjia e dëgjimit, kujdesi dhe sëmundjet e veshit
  • Shqisa për nuhatje dhe shqisa për shijim
  • Receptorët e lëkurës

Sistemi Kardiovaskular

  • Gjaku: Ndërtimi, funksionet dhe sëmundjet e gjakut
  • Zemra (Cor, Cardia): Ndërtimi, sistemi përçues dhe puna e zemrës
  • Enët e gjakut dhe qarkullimi i gjakut
  • Kujdesi dhe sëmundjet e zemrës e të enëve të gjakut

Imuniteti dhe Mbrojtja nga Sëmundjet

  • Mbrojtja jo specifike dhe mbrojtja specifike (imuniteti dhe ndarja e tij)
  • Grupet e gjakut dhe transfuzioni i gjakut
  • Sëmundjet imunologjike (alergjitë dhe sëmundjet autoimune)
  • Transplantimi i indeve dhe i organeve

Sistemi Respirator

  • Njohuri të përgjithshme, ndërtimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive
  • Lëvizjet e frymëmarrjes dhe këmbimi i gazrave
  • Ndikimi i shtypjes së lartë e të ulët atmosferike
  • Kujdesi dhe sëmundjet e sistemit respirator

Sistemi i Organeve të Tretjes

  • Njohuri të përgjithshme për ushqimin dhe ndërtimi i organeve të tretjes (zgavra e gojës, fyti, kapërcalla)
  • Anatomia dhe fiziologjia e lukthit
  • Anatomia dhe fiziologjia e zorrëve (zorra e hollë — Intestinum tenue dhe zorra e trashë — Intestinum crassum)
  • Mëlçia (Hepar) dhe Pankreasi
  • Kujdesi dhe sëmundjet e sistemit digjestiv

Sistemi i Organeve për Ekskrecion

  • Sistemi urinar: Anatomia e veshkave, rrugëve të urinës, krijimi dhe cilësitë e urinës
  • Lëkura (Cutis): Funksionet, ndërtimi dhe ekskrecioni (tajitja) në lëkurë
  • Kujdesi dhe sëmundjet e sistemit ekskretor

Sistemi Hormonal (Endokrin)

  • Hyrje në endokrinologji
  • Gjëndrat endokrine: Hipofiza, Epifiza, Gjëndra tiroide, Gjëndrat paratiroide, Gjëndrat mbiveshkore dhe Ujdhesat endokrine

Zhvillimi Individual i Njeriut

  • Njohuri themelore për procesin reproduktiv (sistemi reproduktiv te meshkujt dhe femrat)
  • Fazat intrauterine të zhvillimit individual: Faza embrionale dhe faza fetale
  • Fazat postembrionale të zhvillimit individual:
    • Periudha e gjidhënies (laktacionit) — parametrat e zhvillimit fizik, psikofizik, psikik dhe emocional
    • Mosha e hershme (parashkollore) e zhvillimit
    • Zhvillimi në moshën shkollore
    • Puberteti dhe adoleshenca
    • Mosha e pjekurisë dhe pleqërisë
Teksti: Biologjia për vitin e dytë të shkollave të mesme