CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË MEDRESANTIT LIRIDON CEKA NË TETOVË

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË MEDRESANTIT LIRIDON CEKA NË TETOVË

Më 6 gusht 2025, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, mori pjesë në ceremoninë e duasë së hifzit të Liridon Cekës nga Tetova.
Ceremonia u udhëhoq nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe u mirëprit nga Muftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe sekretari i përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal Jakupi, Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Abulkerim Iseni, drejtorët e sektorëve të BFI-së, profesor të Medresesë, dhe shumë hoxhallarë të tjerë.
Në fund të kësaj ceremonie të rëndësishme fetare, duanë për hafizin e ri e bëri Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami.
Vlen të ceket se hafizi Liridon Ceka është medresant i Medresesë Isa Beu, gjë që e bën këtë arritje edhe më domethënëse për institucionin tonë arsimor.

COMMENTS