DELEGACIONI NGA ANTALIA E TURQISË VIZITOJNË MEDRESENË ISA BEU

Me 08.12.2023 Drejtori Dr. Islam Islami, i shoqëruar nga Sekretari prof. Avni Neziri në vizitë dy ditore pritën delagacionin e shkollës së vëllazëruar nga Antalia e Türkiye-s ,,Hayme Ana – Kiz Anadollu Imam Hatib Lisesei” të udhëhequr nga drejtori z. Mehmet Deveci me bashkëshorten e tijë Kezban Deveci, njëherit edhe profesoreshë në këtë shkollë, zv. Drejtoresha Semiha Direkci, udhëheqëse e internatin, dhe prof. Emine Uysal, ptofesoreshë e gjuhës Angleze.
Drejtori Dr. Islam Islami së bashku me mysafirët vizituan paralelen e vajzave të Medresesë në Shkup në ,,Kapan an”, ku u mirëpritën nga koordinatoreja mr. Nurtene Shehu – Sakipi dhe profesoreshat e kësaj shkolle.
Ishte rast i mirë që në ambientet e bukura të kësaj paralele, e që datojnë nga periudha Osmane, gjë që edhe i emocionoi mysafirët, të njoftohemi me ta dhe të bisedojmë për shum mundësi bashkëpunimi mes dy shkollave në sfera të ndryshme.
Në shenjë respekti u ndanë dhurata nga të dyja palët.
Vizita e radhës ishtë Medreseja Isa beu – qendër, ku i mirëpriti Drejtori Dr. Islam Islami së bashku me Sekretarin Avni Neziri, prof. Mervan Muhamedi dhe profesoreshat e Medresesë.
Drejtori i njoftoi mysafirët me ecuritë e kësaj shkolle, procesin e edukimit dhe arsimimit të nxënësve, më pas vizituan hapësirat e shkollës dhe internatin. Në shenjë respekti për ardhjen e tyre Dr. Islam Islami, drejtorit z. Mehmet Deveci i dhuroi një plaketë me llogo të Medresesë.
Pastaj vizituam ,,Institutin e hivzit për vajza” në Bezisten të Çarshisë së Vjetër, ku u mirëpritëm nga Myftiu i Myftinisë se Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili me bashkëpunëtorët e tijë, përgjegjësen e këtij instituti hfz. Kadriye Suleyman dhe ndihmësen hfz. Hysnije Kurtullush. Dr. Qenan Ismaili, ju dëshiroi mirëseardhje, dhe i njoftoi me aktivitetet e Myftinisë e posaçërisht me dy institutet e hivzit që gravitojne në teritorin e Shkupit.
Në fund të takimit Myftiu ju dhuroi botimet e myftinisë në gjuhën Turke.
Me datë 09.12.2023 Drejtori Dr. Islam Islami, së bashku me delegacionin vizituan paralelen e vajzave në Tetovë, ku u mirëpritën nga kordinatoreja prof. Barije Shabani dhe profesoreshat e kësaj paralele. Kordinatoreja ju dëshiroi mirëseardhje, dhe i informoi për numrin, paralelet, mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor si dhe me aktivitete tjera të kësaj paralele, dhe në fund ju dhuroi një punim kaligrafik nga nxënëset e kësaj shkolle.
Shfrytëzuam nga rasti që ta vizitojm dhe të falim namazin e drekës, në një nga Xhamitë më të bukura në qytetin e Tetovës ,,Xhaminë e Larme”.
Në fund drejtori Dr. Islam Islami së bashku me delegacionin vizituan paralelen e shtrirë të vajzave në Gostivar, ku u mirëpritën nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretari gjeneral i BFI-së H. Irsal ef. Jakupi, koordinatori i paraleles prof. Afrim ef. Aliu dhe profesor dhe profesoresha te kësaj paralele.
Myftiu H. Sabahudin Zendeli ju dëshiroi mirëseardhje dhe i informoi për aktivitetet e myftinisë, e më pas kordinatori prof. Afrim Alia informoi për mbarëvajtjen e procesit mësimorë, suksesin e nxënëseve dhe aktivitetet tjera të kesaj paralele.
Patëm rastin të vizitojmë zyrat, klasat, kabinetet si dhe të shohim shum prej punimeve kreative të nxënësve.
Myftiu në shenjë mirëseardhje ju dhuroi një pikturë e punuar pikërisht nga nxënëset e kësaj paralelele.
Ishim të nderuar me vizitën e delefgacionit në fjalë, shpresojmë se ky ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mirëfillt në mes dy Shkollave tona, dhe se kemi paraparë edhe shum aktivitete të përbashkëta me të vetmin qëllim ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimorë.

COMMENTS