Nën udhëheqjen e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahut, Kryetarit te Kuvendit te BFI, Drejtorëve të sektorëve të BFI-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami së bashku me Sekretarin Avni Neziri, koordinatorin e paraleles së vajzave në Gostivar Prof. Afrim Alia, Prof. Mervan Muhamedi dhe përgjegjësin e bibliotekës prof. Blendi Imeri, qëndruan në vizitë urimi tek Myftiu i Myftinisë së Strugës Adi ef. Murtishi.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu në emër të tijë dhe të gjith të pranishmëve uroi Myftiun Adi ef. Murtishi për detyrën e re, duke treguar përkrahje të fuqishme në menaxhimin e këtij institucioni të rëndësishëm të BFI-së, dhe njëkohësisht i dëshiroi shëndet dhe shum suksese në punë.
Myftiu Adi ef. Murtishi falenderoi Reisul Ulemanë, Drejtorin e Medresesë dhe të gjith të pranishmit për vizitën dhe përkrahjen e tyre, poashtu theksoi se me ndihmen dhe përkrahjen e të gjithë dashamirëve të Myftinisë së Srugës, do mundohemi që të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundur.
COMMENTS