Më 17.03.2025, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në koordinim me Myftininë e Kërçovës, shënuan Akademinë shkencore të Ditës së Bedrit, ku panelist ishte drejtori i Medresesë Dr. Islam Islami dhe profesori në fshi-së, Dr. Naser Ramadani, me temë Beteja e Bedrit, triumfi i vendosshmërisë dhe mbështetja Hyjnore.
Të pranishëm në këtë event të madh ishin Sekretari gjeneral I Bfi- së Irsal ef. Jakupi, shef i kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, Dekan I Fakultetit të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Myftiu I Tetovës, Gostivarit, Manastirit, Shtipit, anëtarët e Rijasetit të BFI-së, drejtor të sektorëve të bfi-së, profesorë, hoxhallarë, udhëheqës institucionesh, kryetari i Komunës së Kërçovës, Dekani i Fakultetit Pedagogjik në Universitetin e Tetovës, mjek, afaristë, donatorë dhe dashamirë të fesë dhe të mirës.
Në fillim Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, si nikoqir i këtij aktiviteti, përshëndeti të pranishmit duke përkujtuar se Beteja e Bedrit ishte një moment historik dhe një kthesë e madhe e Ummetit.
Sekretari Gjeneral i BFI-së, h. Irsal ef. Jakupi, përcolli selamet e Reisul Ulemasë h.hfz. Shaqir ef. Fetai, duke uruar agjërim të pranuar dhe ibadete të pranuara! Ai njëkohësisht shprehu keqardhjen e BFI-së për tragjedinë që ndodhi në qytetin e Koçanit.
Dr. Islam Islami foli për aspektin historiko- shkencor të ngjarjes së madhe të Bedrit, ndërkaq prof. dr. Naser Ramadani përcjelli mesazhet dhe mësimet nga kjo ngjarje historike.
Në fund, për të gjithë të pranishmit, u shtru edhe iftari i përbshkët i kësaj nate.






COMMENTS