Me rastin e 30-vjetorit të masakrës gjenocidale në Srebrenicë, një nga plagët më të dhimbshme të historisë moderne të popullit boshnjak, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mori pjesë në përkujtimin zyrtar të zhvilluar në Potoçari – Bosnjë e Hercegovinë.
Delegacioni i BFI-së, i udhëhequr nga Kryetari H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, I shoqëruar nga Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, Dekani i F.SH.I-së, prof. Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Shefi i administratës pran BFI, Fati Azizi, dhe referenti në sektorin e vakëfit dhe përgjegjës për marrëdhëniet me Bosnjë dhe Hercegovinën, Mr. Seadin Bilali.
Ceremonia filloi me faljen e namazit të xhumasë dhe xhenazes për shtatë viktima të identifikuara rishtas, në Qendrën Memoriale të Potoçarit, e pasuar nga lutje për të gjitha viktimat e gjenocidit.
Pjesëmarrja e delegacionit tonë në këtë përkujtim madhështor dëshmon solidaritetin e thellë me popullin e Bosnjës dhe përkushtimin për drejtësi e paqe.
Mos harro Srebrenicën! 8372 jetë të pafajshme, kurrë të harruara!



COMMENTS