Të enjten më datë 14.04.2016, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s. paralelja e vajzave të Medresesë Isa Beu – Shkup, organizoi ekspozitën tradicionale “Dora e Artë”, në të cilën u shpalosën punime të krijuara nga vajzat të cilat ndjekin mësimin në këtë Medrese.
Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin: Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Drejtori i SHMI Isa Beu, Ibrahim ef. Idrizi, Dekani i FSHI, Fahrudin ef. Ebibi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Jusuf ef. Rexhepi, Drejtori i Sektorit edukativo Arsimor pranë Rijasetit, Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Muaz ef. Agushi, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, mysafirë nga të gjitha myftinitë e BFI, të shoqëruar nga stafi i Medresesë dhe prindërit e nxënëseve që mësojnë në këtë Medrese.
Në fillim këtë ceremoni e hapi Koordinatorja e Paraleles së Shtrirë të Vajzave në Medresenë SHMI Isa Beu, prof. Nurtene Saqipi, e cila i përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke shtuar se: “Kjo gjeneratë ka ndjekur me sukses gjurmët e gjeneratave të kaluara dhe tek të njëjtat shpresojmë dhe kemi bindje se do të jenë të suksesshme edhe gjatë të ardhmes në studime”.
Më pas, fjalën e rastit e mbajti edhe Drejtori Ibrahim ef. Idrizi dhe Dekani i FSHI Fahrudin ef. Ebibi, të cilët bashkërisht shprehën kënaqësinë për përgatitjen profesionale dhe rezultatet e arritura të këtyre vajzave dhe nxënësve të SHMI Medrezeja Isa Beu në përgjithësi, në rruajtjen e traditave dhe Islamit burimor në përgjithësi.
Drejtori I Medresesë prof. Ibrahim idrizi ndër tjerat theksoi se Ju, shumë të respektuara nxënëse, sotme me këtë ekspozitë, na e kujtoni të kaluarën tonë, na e ktheni në kujtesë punën e nënëve tona,të motrave tona, përgjithësisht të femrës muslimane,sepse vërtetë edhe ajo ka ditur ta çmoj artin, të bukurën etj.
Drejtori ef. Idrizi e falënderoi Bashkësinë Fetare Islame, e cila udhëhiqet nga Reis Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe i cili është i vetmi institucion i përkrahur nga besimtarët tanë gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë në vendlindje dhe diasporë që përkujdesen, mirëmbajnë dhe financojnë Medresenë “Isa Beu” , për prodhimin e kuadrove të cilët do të jenë edhe shërbëtor të fesë dhe shoqërisë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe numri një i Muftinisë së Shkupit – Muftiu Jusuf ef. Rexhepi, i cili nxënësve të SHMI Medreseja Isa Beu u dëshiroi suksese të mëtejme, duke ua bërë me dije se qyteti i Shkupit ndjehet krenar me kësi gjeneratash të cilat do të dijnë ta rruajnë dhe përçojnë amanetin dhe Islamin edhe tek gjeneratat e ardhshme.
Ndërsa, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij përshëndetës, tha se një popull që ka gjenerata të tilla, lirisht mund ta mban kokën lart dhe të ndjehet krenar. “Rezultatet e arritura të kësaj paralele, por edhe paraleleve të Tetovës dhe Gostivarit, flasin vetë për vetë, andaj nuk mund të mos e shpreh kënaqësinë se investimi primar i Bashkësisë Fetare Islame për edukimin e femrës muslimane po jep rezultatet e pritura. Një komb që ka nëna të edukuara dhe shkolluara, e pret një ardhmëri e ndritur” tha mes tjerash,
Ndërsa, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij përshëndetës, tha se një popull që ka gjenerata të tilla, lirisht mund ta mban kokën lart dhe të ndjehet krenar. “Rezultatet e arritura të kësaj paralele, por edhe paraleleve të Tetovës dhe Gostivarit, flasin vetë për vetë, andaj nuk mund të mos e shpreh kënaqësinë se investimi primar i Bashkësisë Fetare Islame për edukimin e femrës muslimane po jep rezultatet e pritura. Një komb që ka nëna të edukuara dhe shkolluara, e pret një ardhmëri e ndritur” tha mes tjerash,
Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili shtoi se “Gruaja është themeli mbi të cilën ngritet shoqëria njerëzore, ajo kur arsimohet shpie njeriun kah udha e qytetërimit. Pozita e saj është përmirësuar me ardhjen e islamit si mesazh global. Ky mesazh Hyjnor, solli një frymë të re, atë të barazisë midis gjinive pa dallim. Ky mesazh, u artikulua nga Muhamedi a.s, si ligjvënës dhe reformator, i cili solli dispozita që kanë parabazën te Ku’rani famëlartë”.
Më pas të pranishmit kishin mundësinë që për së afërmi të shikojnë të gjitha punimet e eksponuar në këtë ekspozitë, e cila është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga BFI për hir të ditëlindjes së mësuesit të njerëzimit, Pejgamberit Muhamedit a.s., dhe njëkohësisht të freskohen në koktejin e përgatitur enkas për këtë ditë nga vetë vajzat e kësaj paraleleje.
Përgaditi : Ruvejd Idrizi II-b