IFTARI TRADICIONAL I MEDRESESË ISA BEU- SHKUP

Me 28 mars 2025, Medreseja Isa Beu – Shkup, organizoi iftarin tradicional si një ngjarje përmbyllëse të aktiviteteve të Ramazanit, duke mbledhur personalitete të shquara të Bashkësisë Fetare Islame dhe jetës fetare në vend.
Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami me stafin e tijë, pati nderin të mirëpriste Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiun e Gostivarit Mr. Sabahudin ef. Zendeli, shefin e kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, sekretarin e FSHI-së, z. Neim Misimi, përfaqësuesit e Muftinive, drejtorët e rijasetit, profesorët, profesoreshat, si dhe një numër të madh të personaliteteve të shquara të jetës fetare në vendin tonë.
Programi modest i moderuar nga sekretari prof. Avni Neziri, filloi me lexim të Kur’anit fisnik, më pas fjalë përshëndetëse pati drejtori Dr. Islam Islami, i cili pasi që përshëndeti të pranishmit, i falëmnderoi të gjith të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në organizimin e aktiviteteve të Ramazanit, në veçanti të gjitha Muftinitë në territorin e RMV- së, duke theksuar rëndësinë e këtij muaji të shenjtë dhe ndikimin pozitiv që ka në forcimin e vlerave fetare dhe shpirtërore të besimtarëve.
Ai shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e profesorëve, profesoreshave dhe nxënësve-eve, të cilët kontribuuan në organizimin e aktiviteteve të ndryshme në të gjith territorin e vendit tonë.
Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falënderoi drejtorin dhe stafin e Medresesë Isa Beu për koordinimin e suksesshëm të aktiviteteve dhe për përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të njohurive dhe edukatës fetare. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe të bashkimit të besimtarëve, duke vlerësuar rolin e Medresesë si një qendër të rëndësishme edukative dhe shpirtërore.
Duan e bukës e bëri Myftiu i Gostivarit, Mr. Sabahudin ef. Zendeli. Për më tepër, Prof. Ferat Plakaj nderoi të pranishmit me leximin e disa pjesëve të Kuranit të Shenjtë, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe shpirtërore gjatë këtij momenti të shenjtë.

COMMENTS