ISA BEU Vendin e parë në Gara

ISA BEU Vendin e parë në Gara

SHMI MEDRESEJA “ISA BEU” FITON VENDIN E PARË NË GARAT NDËRKOMBËTARE
Këto ditë në Bursa të Turqisë që nga 15 Maj 2012 po mbahen garat e treta ndërkombëtare në gjuhën arabe, të organizuara nga Akademia e Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisë. Në këto gara marrin pjesë qindra shkolla të mesme nga disa shtete nga Ballkani dhe Turqia. Në mesin e këtyre shkollave për herë të parë morën pjesë edhe nxënësit e SHMI Medreseja “Isa Beu” Shkup.
Garat u mbajtën në tri lëmi edhe atë në lëmin e Oratorisë, Poezisë dhe Ilahive. Evzal Sinani nxënës i Medresesë Isa Beu të Shkupit morri vendin e parë në lëmin e poezisë.
Vlenë të theksohet se ekipi i Medresesë Isa Beu i udhëhequr nga Drejtori i kësaj shkolle Prof. Ibrahim Idrizi, përgjegjësi i Sektorit për Kulturë pranë BFI-së, Dr. Abas Jahja dhe prof. Mahir Hasani pati paraqitje të shkëqyeshme dhe prezentuan performancë të lartë në të gjitha nivelet gjegjësisht lëmitë.
SHMI Medreseja Isa Beu është e njohur me suksese në trojet tona me pjesëmarrjet e tyre nëpër shumë organizime dhe gara, ndërsa tani po na sjellin edhe një sukses të madhë nga garat ndërkombëtare që po organizon Akademia e gjuhës Arabe në Turqi. Përmes këtij informacioni deshëm që të gjithë opinionin e gjërë të informojmë se ditëve në vijim garuesit do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në Stamboll, ku edhe do të realizohet mbrëmja solemne.
Në këto gara gjithashtu pjesëmarrës janë edhe bashkëkohanikët e nxënësve tanë nga Medreseja “ Alaudin”- Prishtinë, të cilët gjithashtu me paraqitjet e tyre kanë korrë suksese.
[nggallery id=11]